E Diel, 1 Nëntor 2026

PLANI I CALDERON. TE BLEJE RONALDON OSE GERRARD

Top News - Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon po fillon të mendojë për më të keqen. Klubi i tij rrezikon të mbyllë një tjetër sezon pa trofe dhe kjo mund të jetë dicka e pakënaqshme për tifozët madrilenë, por edhe për bordin drejtues të klubit. Për këtë arsye, Kalderon po harton një plan që të mund të rifitojë edhe njëherë besimin e ortakëve të klubit spanjoll.
Ky plan i Kalderon përfshin blerjen e një prej dy yjeve të futbollit evropian, Kristiano Ronaldo dhe Stiven Xherrard. Pas dështoi në të gjitha alternativat e tij për të marrë Kaka' nga Milan, Kalderon gjen shpëtim në arritjen e nënshkrimit të një kontrate tranasferimi në Santiago Bernabeu me Ronaldon apo kapitenin e Liverpulit.
Për portugezin, Real Madrid është gati te ofrojë një pagë prej 11.5 milionë euro në sezon dhe për këtë arsye javën e kaluar Kalderon zhvilloi një takim me agjentin e Ronaldos, Zhorzh Mendes. Ky takim ka bërë që të paralizohen në një farë mënyre bisedimet e Ronaldos me drejtuesit e Mancester për rinovimin e kontratës. Gjithsesi gjithcka duket se do të hapet, pasi Djajtë e Kuq kanë ndërmend t'i ofrojnë një kontratë Ronaldos me një pagë prej 7.5 milionë euro në sezon për 5 vitet e ardhshme si dhe ti lejojne atij shfrytëzimin e plotë të të drejtave të imazhit, për një vlerë totale prej 13.5 milionë euro.
Objektivi i dytë, Stiven Xherrard, duket më i pranueshëm për Real Madrid. Kapiteni i Liverpulit ka shprehur dëshirën për t'u larguar nga Anfild, nëse skuadra e tij dështon në fitimin e titullit në Premiership. Për median britanike Xherrard ishte shprehur se vetëm fitorja në Ligën e Kampioneve mund të minimizojë dështimet e Liverpul këtë sezon.
Real Madrid nuk e humbet rastin dhe kërkon ta shfrytëzojë këtë situatë. Oferta e bërë kohët e fundit për mesfushorin anglez është prej 65 milionë euro dhe për këtë mendohet se do të vazhdojnë bisedimet midis drejtuesve të klubit madrilenë dhe agjentit të Xherrard, Struan Marshall
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›