RIKTHEHET DE LA HOYA: AMERIKANI, NE RING KUNDER FORBES

Top News - Oskar De La Hoja do të rikthehet në ring. Boksieri amerikan ka vendosur të zhvillojë edhe 3 ndeshje të tjera përpara se të deklarojë tërheqjen përfundimtare nga sporti. Në një konfertencë për shtyp, De La Hoja, kampion olimpik dhe 6 herë kampion bote, ka bërë të ditur se ndeshja e parë e tij është kundër ish kampionit botëror Stiv Forbs në Home Depot Center në Los Anxheles në 3 maj.
"Të gjithë do të thone se kjo do të jetë një ndeshje shumë e lehtë për mua dhe e konsiderojnë këtë sfidë si një mashtrim - ka pohuar De La Hoja që në karrierën e tij ka regjistruar 38 fitore, nga të cilat 30 me KO dhe 5 humbje -Por ajo që dua të them unë është se me Forbs do të zhvillohet një ndeshje e vërtetë. Ai është një kundërshtar i fortë dhe unë do të ndeshem sikur kjo të ishte sfida ime e parë".
De La Hoja theksoi gjithashtu se numri i biletave në shitje është 20000 dhe se cmimet janë shumë të lira dhe variojnë nga 25$ në 75$.
Forbs, ish kampion në peshat super të lehta ka një bilanc prej 33 fitore dhe 5 humbje dhe e ka konsideruar këtë ndeshje si një sfidë midis dy specialistëve në boks.
"Kjo është një ndeshje zotërinjsh - është shprehur Forbs - por unë do të ngjitem në ring kundër Oskar me synimin për të fituar".
Karrierën e tij si boksier, Oskar De La Hoja shpreson ta mbyllë me ndeshjen përballë Floid Mejuedhër, me të cilin u ndesh edhe në muajin maj të vitit të kaluar, që u fitua nga ky i fundit pas vendimit të gjyqtarëve.
Burimi:-