E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujvara Haxhiaj: Frymezim, celesi i suksesit te imazhit ne "TV Klan" e "ABC News" Ilda Lumani

Perzgjedhja e personazheve me te mire ne tregun mediatik ne nje ekran con detyrimisht ne nevojen e ngritjes se nje institucioni profesionist per kurimin e imazhit te tyre. Vitet e fundit vihet re nje diference e madhe mes ekraneve te tjera per sa i perket investimit dhe perkushtimit ne kete drejtim ne televizionin "Klan", dhe "ABC News". Ndersa cdo dite ne shohim figura qe tashme identifikojne televizionet si, Sonila Meco, Fjoralba Shehaj, Rudina Magjistari, Daniela Kostandini, apo edhe tek me te rejat, si Floriana Gora, na mbeten ne mendje modele flokesh, stile, make-up qe jane bere model frymezimi per te gjithe. Pas tyre eshte cdo dite plot perkushtim dora dhe energjia e Ujvares (Ujvara Haxhiaj Hajdari), njeriut qe i kane besuar veten keto personazhe. I kemi rrembyer pak kohe nga impenjimet e saj Ujvares, pikerisht per te mesuar me teper rreth kurimit te ketyre figurave dhe mberritjes ne kete standard te larte te imazhit ne "TV Klan", e "Abc News"!

Ujvara, vitet e fundit perflitet se imazhi i "TV Klan" dhe "Abc News", eshte me i kuruari mes televizioneve ne vend. Kjo lidhet me vendosjen tuaj ne "Klan", apo edhe me vete ndergjegjesimin e personazheve per rendesine qe ka imazhi i nje prezantuesi?

Me vjen mire nga konstatimi juaj qe perpjekja e nje grupi te perkushtuar kuratoresh imazhi ka bere diferencen ne tregun mediatik shqiptar. Puna ime eshte pjese e nje filozofie qe grupi mediatik i "TV Klan" dhe "Abc News" e aplikojne per here te pare ne Shqiperi. Nuk eshte dora apo ideja e nje njeriu te vetem. Rritja cilesore e performances ne televizionet shqiptare beri qe drejtuesit te mendojne per imazhin, duke ndertuar nje departament me vete, ku artistet dhe kuratoret te perzgjidhen me po aq kujdes sa edhe produktet kozmetike. Kjo erdhi paralelisht me perzgjedhjen e personazheve nder me te miret ne tregun mediatik dhe kesisoj kerkesat e televizionit duhej te pasqyronin ato cilesore te vete prezantuesve. Cdo person eshte krijim i vetvetes, imazh i menyres se tij te te menduarit dhe gjykuarit, dhe ne kete punen tone duhet te gjesh edhe menyren e pershtatjes mes ketij perceptimi personal dhe idese se ne vete kuratoreve mbi secilen prej tyre. Une punoj shume ore ne dite, prek cdo dite fytyrat e tyre, i kuroj, trajtoj duke pershtatur cdo dite make-up-in ne respekt te disa rregullave strikte, veshjes, gjendjes se tyre shpirterore dhe temave qe do te trajtojne ne emisionet respektive. Por ajo c'ka shihni ne ekran eshte produkt i nje procesi qe evoluon ne perpjekje per te bere imazhin e "TV Klan" dhe "Abc News" marke dalluese si vete logot e dashura te publikut shqiptar.

Jane vete karakteret e personazheve qe ju frymezojne, apo ju zgjidhni modelin qe i shkon secilit?

Puna ime nis e mbaron me frymezimin. Sado profesionist te jesh aq sa me sy mbyllur mund te ndertosh personazhin qe ke perballe, ne rast se nuk ke nje feeling ne raport me krijimin tend atehere nuk po ben art, por pune mekanike. Por une respektoj dhe disa rregulla strikte qe cdo program i ka te vetat dhe jane si kanone qe nuk duhen shkelur, sepse demtojne imazhin dhe programin njekohesisht. Nderkohe, reflektimi i mendimit dhe idese sime mbi imazhin e tyre nuk duhet te vije kunder idese qe secila prej tyre ka per veten. Pra, e shihni qe jam si nje ekuilibriste cdo dite per te gjetur piken e duhur te takimit mes kerkesave, pritshmerive dhe deshirave te mia, te filozofise se televizionit dhe te vete personazheve. Megjithate i qendroj idese se po nuk pati frymezim edhe puna me perfekte nuk shkelqen.

Eshte e lehte te guxosh dhe eksperimentosh me figurat e lajmeve?

Lajmet ngjajne me pak te komplikuara per shkak te thjeshtesise qe kerkojne ne imazh, por ne fakt jane nder me te veshtirat. Prezantueset duhet te mbeten te tilla, profesioniste sigurisht, por pa humbur nga natyrshmeria dhe apeli i tyre femeror. Nuk duhet te bejne sfilate mode, por mund te ndertojne tendence, nuk duhet te humbasin mes ngjyrave, vizave, rimelit apo buzekuqit ne portret, por duhet te ngjajne elegante, fine dhe estetikisht bukur njekohesisht. Planet e kameres jane portret, bust ne me te shumten e rasteve, pra duhet nje pune e paster nga ana gjeometrike dhe estetike. Cdo pakujdesi, mungese simetrie, flok i shkujdesur, make-up "therrites" ose i zbehte do te terhiqte vemendjen nga lajmi qe eshte kryesori. Imazhet duhet te jene ne funksion te tij dhe make-up-i me i mire se ngjyrat dhe penelat jane menyra e te shprehurit dhe intepretimit. Keshtu qe mua me duhet te ndertoj nje imazh qe i pershtatet lajmit, personalitetit te asaj qe e jep dhe syrit te teleshikuesit qe sa vjen e persoset ne shije.

Nga duart tuaja realizohen figura si; S. Meco, F. Shehu, R. Magjistari, F. Daro. Mund te na tregoni specifikisht sesi punonin me secilen? Si keni arritur t'u jepni seciles imazhin e duhur dhe krejt ndryshe nga njera-tjetra?

Jane te gjitha profesioniste te talentuara, te pergatitura, por edhe vajza me karaktere, shije, jete e programe te ndryshme. Kjo kerkon trajtim te vecante per secilen.

Sonila del cdo mbremje ne edicionet qendrore, me shume te ftuar dhe personalitete te jetes publike. Prandaj duhet te ndjehet e qete dhe e permbushur me imazhin, perndryshe do t'i shtoj stresin ne nje program plot informacion, te ftuar e te papritura. Me te eksperimentoj me ngjyrat dhe modelin e flokeve pa shume problem, sepse natyra e saj energjike, ekspresive, elokuente ne ekran ta jep kete mundesi. Per me teper qe me le te lire te vendos une per trajtimin, duke ma bere te thjeshte konceptimin pa shume nderhyrje. Shpesh na duhet te mbarojme per pak minuta nje pune qe kerkon nje ore, keshtu e kane lajmet, por Sonila eshte profesioniste dhe kurimin e ka pjese te se perditshmes, mua me duhet thjesht te sistemoj detajet.

Fjoralba ka nje natyre te qete dhe si e tille edhe make-up-i duhet te respektoje tonalitetet e tipit te saj. Portreti i bukur, syte shprehes dhe lekura e kuruar ma bejne shume te lehte punen me te. Duke drejtuar lajmet qendrore e kuptoj se pesha e fjales qe do te artikuloje perben preokupimin e saj kryesor, keshtu qe perpiqem te punoj me qetesi per te mos e stresuar. Natyra e saj klasike ne veshje, look-u elegant edhe ne jeten e perditshme e bejne te domosdoshme mbajtjen ne keto konture duke eksperimentuar pak e duke ruajtur nje tendence qe tek Fjoralba eshte bere si marke.

Rudina drejton nje program qe ka shumellojshmeri temash, festive, romantike, utilitare etj. Per kete arsye mesoj cdo here temat perpara se te nis punen per modelin e flokeve te saj. Dua qe te perzihet natyrshem me biseden dhe natyren e saj cdo model apo koncept. Rudina eshte nje personazh i dashur ekrani prej shume vitesh dhe nuk tolerohet asnje gabim ne imazhin e saj. Natyra e embel, portreti simpatik, buzeqeshja e bukur duhet te perforcohen nga menyra e trajtimit, sepse jane vecorite identifikuese te saj. Meqe merret vete me cdo detaj te programit, ne shume raste vjen vone prej montazhit ne dhomen e grimit e na duhet te punojme shpejt per te mos i shtuar stresin. Megjithate, Rudina gjithnje del e kenaqur nga emisioni dhe une nuk e kam kuptuar nese eshte dashamiresia e saj per te mos me bere verejtje apo vertet me te gaboj rralle.

Floriana eshte sinonim i klasit. Prezantimi i motit ngjan se pranon nje trajtim kazual, por pamja e Florianes, eleganca, gjatesia dhe portreti i bukur i saj me imponojne nje trajtim plot klas. Luaj me modelin e flokeve me shume se me make-up-in. Por tashme qe eshte imazh i "Cortefiel" po eksperimentoj ne reklamat e koleksioneve qe nderrohen cdo stine. Per me teper qe me ndihmon shume natyra e saj e thjeshte, e shpenguar, komunikuese. Me krijon komoditetin e nevojshem per te guxuar.

Per me teper nuk dua te flas, sepse mbi te gjitha marredhenia ime me to ka ne thelb konfidencialitetin dhe une respektoj besimin qe me kane dhene.

Perpos lajmeve nje pjese e rendesishme e punes suaj ka konsistuar edhe tek spektaklet. Eshte me e lehte per ju, ju motivon dhe ju jep dore te jeni me kreative spektakli?

Patjeter. Spektakli ka nje hapesire me te gjere manovrimi. Ndricimi, hapesira, ngjyrat, muzika kerkojne nje krijim ne funksion te kesaj harmonie. Pra, eshte me liberal se lajmet apo programet informative. Sa here nis nje spektakel i ri, qe ne ngjizjen e idese se tij une jam sy e veshe hapur, vezhgoj shume, studioj, mendoj. Per fat kam mundesine per te zgjedhur dhe vendosur, ky eshte nje pushtet qe departamentit tone i eshte dhene pa kushte nga drejtuesit. Per kete perpiqem shume te mos i zhgenjej. Puna ime eshte kerkuese ne kohe e perkushtim, por kjo jam une, kjo eshte gjeja qe dua te bej ne jete. Ndjek tendencat e fundit, blej revista, lundroj pa fund ne faqe profesionale interneti, por edhe televizioni me krijon mundesine e ndjekjes se kurseve afatshkurta ne qendrat me te njohura europiane te imazhit. Ne punojme me emrat me te mire te ekranit shqiptar, kete gje ia perseris shume here vetes si nje fat, por edhe arsye per t'u persosur cdo dite me perkushtimin qe gjigantet mediatike meritojne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›