Mediu, Rrogozhinë: Puna e vetmja rrugë për zhvillim
Turi i republikanëve është ndalur kësaj here në Rrogozhinë. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu sqaroi se në këtë mandat është bërë më e mira e mundshme për të ndryshuar Shqipërinë, kjo sipas tij u arrit me mbështetjen e votuesve. I shoqëruar nga anëtarë të kësaj kryesie ai tha se arritjet e maxhorancës së djathtë dhe qeverisjes së këtyre 4 viteve ishin të suksesshme.
Puna dhe vetëm puna është rruga është rruga për zhvillimin ekonomisë tonë familjare. Se ne jemi popull vital, jemi popull që e duam të ardhmen e fëmijëve tanë. Por edhe pse kemi një detyrim shumë të madh karshi prindërit tanë, për ata që kanë bërë të pamundurën në mënyrë që ne të arsimohemi e të edukohemi dhe të ndërtojmë familjet tona, theksoi kreu i PR-së. Fatmir Mediu kërkoi edhe njëherë besimin e qytetarëve për të kurorëzuar ëndrrën e shqiptarëve për të qenë të barabartë me qytetarët europianë.