E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL fillon përgatitjet për procesin e ardhshëm zgjedhor



Partia Lëvizja e Legalitetit ka nisur përgatitjet për procesin e ardhshëm zgjedhor. Gjatë paradites së djeshme, kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahiu, zhvilloi një takim me
strukturat drejtuese të degës së PLL-së në Krujë. Ky takim pati si qendër të diskutimeve intensifikimin e punëve të strukturave lokale të PLL-së në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Zgjedhjet e
ardhshme parlamentare kanë një rëndësi jetësore për PLL-në, por edhe për vazhdueshmërinë e reformave dhe të suksesit të kësaj maxhorance qeverisëse.
Partia Lëvizja e Legalitetit po përgatitet intensivisht për zgjedhjet parlamentare dhe ka si objektiv të qartë realizimin e përfaqësimit parlamentar dhe dhënien e një kontributi të qenësishëm në fitoren e koalicionit të qendrës së djathtë”, - është shprehur Spahiu në këtë takim.

11 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›