E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLUS/ Mobile 4AL, prezantohet celulari i katërt

27/05/2010 Ceremonia

Celulari i katërt në Shqipëri PLUS/ Mobile 4AL sh.a, prezantohet në Shqipëri për t’ju shtuar tregut të telefonisë së lëvizshme. Në një ceremoni të organizuar dje, prezantoi arritjet e tij të deritanishme dhe planet afatshkurtra për ofrimin në treg të shërbimeve të tij. Drejtori ekzekutiv i PLUS, Moni Buchnik, njoftoi sot se kompania ka nënshkruar tashmë marrëveshjet tregtare me furnitorët kryesorë të rrjetit, pas procesit tenderues. Kështu mësohet se disa kompani shqiptare janë kontraktuar për kryerjen e punimeve të nevojshme për ndërtimin e rrjetit: ndërtimin e stacioneve të backbone, stacioneve në terren, stacioneve në godina, ofrimin e shërbimeve dhe pajisjeve elektrike, mirëmbajtjen e rrjetit, si dhe shërbimin e sigurisë fizike për rrjetin etj. Gjithashtu, “Nokia Siemens” është përzgjedhur si furnitori i RAN (Radio Access Network) dhe pajisjeve të Core Network (centralit), ndërsa “NEC” është përzgjedhur si furnitor i rrjetit backbone dhe linqeve të tij microwave. Mësohet se “Comverse” është kompania e përzgjedhur për të ofruar pajisjet BSS / VAS (tarifimi dhe shërbimet me vlerë të shtuar. Gjatë konferencës, Buchnik deklaroi se “jemi shumë të kënaqur me teknologjinë dhe furnitorët tanë. Për ne ky proces ishte i rëndësishëm për të siguruar cilësinë e shërbimit dhe për të përmbushur objektivat tona të biznesit”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›