PLUS, bilanci i një viti të suksesshëm
Në një kohë rekord, PLUS shënon një sërë arritjesh në treg. Shërbime dhe produkte konkurruese, mbi 400 mijë abonentë, mbulim të 95 % të popullsisë dhe një rrjet të gjerë Zona PLUS në çdo skaj të vendit . Tiranë, 7 nëntor 2011 - PLUS Communications mbush një vit operimi në tregun shqiptar, duke listuar një sërë arritjesh ambicioze dhe përmbushjen me sukses të objektivave të biznesit. Në një kohë rekord, PLUS, i vetmi operator celular shqiptar, ka arritur të ndërtojë një rrjet cilësor, të gatshëm për shërbimin 3G dhe me shtrirje në të gjithë vendin, duke mbuluar tashmë 95 % të popullsisë. investimi 100% shqiptar në këtë operator, përkthehet në një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit, përmes ri-investimit të të ardhurave, hapjes së vendeve të punës dhe nxitjes së konkurrencës në tregun e telefonisë celulare. PLUS ofron tashmë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, që respektojnë zgjedhjen e klientit dhe që janë hartuar në funksion të nevojave dhe kërkesave të tyre. individët, bizneset e vogla, të mesme apo të mëdha, kanë mundësinë të dizenjojnë vetë e në mënyrë të personalizuar, paketën e shërbimeve dhe përfitimeve nga operatori i tyre celular. “Jemi shumë të kënaqur që tashmë mbi 400 mijë abonentë kanë zgjedhur PLUS, për shkak të produkteve dhe shërbimeve më konkurruese dhe cilësore në treg. PLUS ka ngritur në një kohë të shkurtër një rrjet cilësor të teknologjisë më të lartë në nivele ndërkombëtare, duke e bërë këtë kompani të aftë për të përballuar sfidat teknologjike të së ardhmes në fushën e telekomunikacionit”, – deklaron Z. Moni Buchnik, drejtor Ekzekutiv i PLUS-it në një bilanc njëvjeçar të aktivitetit tregtar të celularit PLUS në tregun e telekomunikacionit. PLUS ka arritur të ngrejë me një shpejtësi të paprecedentë në këtë treg rrjetin e pikave të shitjes Zona PLUS, me një shtrirje të gjerë në çdo skaj të vendit. Abonentët e PLUS mund të marrin shërbimin më të shpejtë dhe praktik në 50 Zona PLUS në të gjithë vendin, si dhe në 650 pika regjistrimi. “Sfida e PLUS-it për vitin e ardhshëm është dyfishimi i rrjetit Zona PLUS, arritja e ndërtimit të 100 Zona PLUS deri në fund të vitit 2012”, – deklaron Z. Buchnik.