E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLUS çon 22 tifozë gratis në Francë

PLUS i ofroi një shans të jashtëzakonshëm klientëve të tij, për të ndjekur kombëtaren shqiptare në Paris në ndeshjen e datës 7 tetor kundër Francës. PLUS, sponsori i përgjithshëm i Kombëtares shqiptare ftoi të gjithë klientët me parapagesë në një përzgjedhje të bazuar tek rimbushjet prej 1,000 lekësh, ku fitues u shpallën 22 klientë nga një seleksionim rastësor elektronik. Për të përfituar një nga mundësitë unike për të ndjekur Kombëtaren në Paris, klienti duhej të kryente të paktën një rimbushje me kartat (fizike apo edhe elektronike) 1000 Lekëshe të PLUS. Dy fitues, Z. Leonard Koçi dhe Z. Bledar Çetina, do të kenë rastin e papërsëritshëm të ndjekin kombëtaren në çdo hap, do të udhëtojnë me çarterin e kombëtares do të akomodohen në të njëjtin hotel dhe do të ndjekin në kohë reale stërvitjet, parapërgatitjet si dhe ndeshjen në Paris, në një eksperiencë magjike me skuadrën e kombëtares dhe stafin mbështetës. Për 10 fitues të tjerë PLUS ka garantuar biletën e ndeshjes, biletën e fluturimin dhe akomodimin. Ndërsa për një tjetër kategori fituesish, 10 klientë kanë përfituar një biletë për ndeshjen Francë-Shqipëri në stadiumin e famshëm të Parisit Stade de France – Saint Denis. PLUS rezervon surpriza për klientët edhe për ndeshjen e kombëtares me Rumaninë, që do të zhvillohet të martën më 11 tetor në Tiranë. E hëna dhe e marta e ardhshme shpallen ditët e kombëtares tek Vila PLUS, te blloku. PLUS, e konsideron mbështetjen e kombëtares shqiptare si të natyrshme dhe domethënëse për kompaninë e vetme shqiptare në tregun e telekomunikacionit në vend.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›