E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negredo vazhdon në Sevilla

Sulmuesi i Sevillas Alvaro Negredo ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me klubin spanjoll duke i dhënë fund spekulimeve rreth mundësisë së largimit të tij nga Ramon Sanchez Pizjuan.

Negredo ishte objektiv i Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të verës para se klubi londinez të transferon sulmuesin Emmanuel Adebayor.

Por, Sevilla që refuzoi ofertë prej 25 milionë funtesh për Negredon, i ofroi 26 vjeçarit një kontratë të re e cila vlen deri më 2016. Dëmshpërblimi në marrëveshjen e tij të re është 45 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›