E Shtunë, 31 Tetor 2026

PNUD në projektin për standardet e kontabilitetit

Qeveria shqiptare, International Management Consultants shpk dhe PNUD, prezantuan dje rezultatet e projektit për modernizimin e sistemit të kontabilitetit shqiptar në Ministrinë e Financave. 

Projekti i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik filloi në vitin 2006 dhe kishte si qëllim ndihmën ndaj Ministrisë së Financave në thellimin e reformave të saj në sektorin publik, duke prezantuar standarde të tilla si IPSAS (Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik) dhe IFRS (Standarde Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) me qëllim mbarëvajtjen e sistemit të kontabilitetit dhe raportimit financiar. Përshtatja e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit në Shqipëri do të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e raportimit në lidhje me kontabilitetin dhe financat. Këto standarde do të përmirësojnë cilësinë dhe përgjegjshmërinë në lidhje me informacionin financiar që raportohet nga sektori publik dhe privat në Shqipëri. Një fakt i tillë do të përmirësojë cilësinë dhe ndër të tjera do të tërheqë më shumë investime të huaja në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›