POLITIKA SHQIPTARE DHE TË PËRNDJEKURIT
Si dhe herë të tjera në politikën shqiptare, këto ditë është hapur një debat i ri, ai i ashtuquajturi debati Topi-Berisha apo Topi-Topalli. Unë nuk jam gazetar që të analizoj shkaqet apo pasojat e këtij debati në politikën shqiptare. Nuk jam as politikan që të them se si do të përfundojë ky debat.
Por ajo që më shqetëson mua, është përfshirja e një pjese të përfaqësuesve të të përndjekurve politikë në këtë debat. Më shqetëson se jam vetë një i përndjekur politik dhe nuk dua që përfaqësuesit tanë të bëhen lojë e politikës shqiptare. Dëgjova në stacionet televizive, të transmetuara me bujë njëra nga të djathtat dhe tjetra nga të majtat, dy intervista për këtë problem. Ndërsa e para kritikonte Presidentin e Republikës për dekorimet e persekutorëve tanë, e dyta e lavdëronte atë për zgjedhjen e një të përndjekuri midis kandidaturave të Gjykatës së Lartë. Në këtë rast, për një sy të vëmendshëm është e qartë ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në opinionet e të përndjekurve politikë.
Natyrisht, faktet e përmendura në këto intervista nuk mund të lihen në heshtje. Kjo për faktin e thjeshtë se është fyese për shtresën tonë të dekorohen me tituj të lartë ata që na kanë persekutuar direkt. Kam parasysh këtu shkrimin tim të një viti më parë ku merrja shkas nga dekorimet e bëra nga ish-presidenti Mojsiu, ku nga 367 të tillë, vetëm shtatë vinin nga krahu i djathtë dhe nga këta vetëm një ishte nga të përndjekurit politikë. Vendosja në fronin e Presidencës e zotit Bamir Topi na bëri të besojmë se diçka do të ndryshonte. Prisnim të dekoroheshin edhe ata që deri më sot as që ishin përmendur. Në fakt, rezultatet filluan të vijnë. U dekoruan figura të tilla nacionaliste, që më parë as bëhej fjalë, si Ali Këlcyra, Lef Nosi, Edip Tërshana e të tjerë. Por dekorimi i prokurorit të gjyqit famëkeq për revoltën e kampit të Qafës së Barit, ku u ekzekutuan dy të pafajshëm, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja dhe u dënuan dhjetëra të tjerë të burgosur politikë dhe ai i deformuesit të historisë shqiptare, propaganduesit të zjarrtë të ideve komuniste, na lë një shije të hidhur.
Megjithatë, sikur ky të ishte rasti i vetëm, ndoshta edhe neve nuk do të na bënte shumë përshtypje. Por fakti që sot shohim përfaqësues tipikë të regjimit të përmbysur në krye të organeve të ndryshme na bën të lëshojmë thirrjen tonë për një reformim absolut të tyre. Ne nuk mund të pranojmë që në Prokurorinë e Përgjithshme të vazhdojnë të punojnë persona të tillë që në ndërgjegjen e tyre mbajnë vrasjen e tre martirëve, Xhelal Koprencka, Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani, në kampin e Spaçit në vitin 1979. Ne nuk pajtohemi që në Gjykatën Kushtetuese të vazhdojë të qëndrojë autori i vrasjes së poetit Havzi Nela në vitin 1988. Nuk pajtohemi që në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, gjykatat e rretheve, qeveri, Parlament apo organe të tjera të larta, të vazhdojnë të jenë ata që na kanë persekutuar egërsisht apo bijtë e tyre. Nuk mjafton emërimi i një personi të propozuar nga një shoqatë të përndjekurish, në Gjykatën e Lartë, kur të tjerët janë persekutorë të tij. Duhet reformim i thellë, reformim rrënjësor.
Si mund të arrihet kjo? Patjetër nëse nuk çrrënjoset mentaliteti komunist nga politika shqiptare, as që mund të bëhet fjalë për reformim. Por si mund të çrrënjoset ky mentalitet? Mjafton vullneti i mirë dhe çdo gjë realizohet. Gjenerali Ajzenhauer, kur u emërua komandant i përgjithshëm i forcave aleate në Gjermaninë e pasluftës, detyra kryesore që i vuri vetes ishte denazifikimi i saj. Te ne kanë kaluar shtatëmbëdhjetë vjet dhe komunizmi vazhdon të jetojë. Natyrisht, jo në formën e tij natyrale, por i maskuar në formën e një “komunizmi kapitalist të rinovuar”. Kush do të jetë ai burrë që do i verë vetes detyrë dekomunistizimin e Shqipërisë?
Natyrisht, e majta shqiptare nuk është e interesuar për ndryshime. Atë e ka mbërthyer fort metastaza e së kaluarës dhe nuk e lëshon. Por e keqja është se kjo metastazë ka mbërthyer edhe një pjesë të së djathtës shqiptare. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi. Ka gati dy vjet që është miratuar nga Parlamenti shqiptar, natyrisht pa pjesëmarrjen e së majtës, një rezolutë mbi domosdoshmërinë e dënimit të krimeve të kryera nga regjimi komunist. Çfarë është bërë për implementimin e saj? Asgjë. Më falni, është vënë në zbatim një pikë e saj, shpallja e një dite përkujtimore për viktimat e komunizmit, por për çudi, asnjë përfaqësues i shtetit shqiptar nuk u kujtua ta përkujtojë këtë ditë më 21 maj 2008, ditën e 35-vjetorit të revoltës së Spaçit, në nderim të së cilës u caktua kjo datë. Kurse për 5 Majin, ditën e dëshmorëve nuk u harrua të bëheshin ceremonira madhështore dhe vizita në familjarët e tyre.
Zotërinj të djathtë dhe të majtë! Në rast se dëshironi me të vërtetë të përmbysni ideologjinë komuniste, siç pretendoni, mjafton të zbatoni rezolutën në fjalë. Organizoni konferencën kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të përndjekurve politikë, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve për krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist. Hapni dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qendrore dhe lokale, si dhe të mediave kombëtare audio-vizive apo të shkruara. Dënoni diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymëzuesin, drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit më të egër diktatorial komunist në Evropën Lindore. Hartoni strategjinë kombëtare për eliminimin e pasojave të totalitarizmit.
Këto janë vetëm disa pika të rezolutës që ju keni miratuar. Zbatojini ato që keni miratuar vetë dhe do të shihni se komunizmi nuk do të ketë më vend në shoqërinë shqiptare. Ne jemi në pritje. Por edhe pritja ka një kufi. Para disa ditësh një miku im më përsëriti atë që më kishte thënë më parë: Kjo është politika e Katovicës. Unë nuk dua ta besoj, por nuk kam as argumente që ta kundërshtoj. Le të më gjykojnë lexuesit për sa kam shkruar.