E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Koalicioni s'ka konflikt

Fatjona Mejdini

Republikanet sulmojne opoziten dhe garantojne mazhorancen e drejtuar nga Berisha per besnikeri ne qeverisje. Diten e djeshme, kjo parti kritikoi partite opozitare ne vend ne lidhje me qendrim e tyre ndaj tragjedise se ndodhur ne zonen e Gerdecit dhe perdorimin e kesaj tragjedie per perfitime politike. Keshtu, kreu i Grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi, u beri thirrje dje partive te opozites te mos perdornin ngjarjen e Gerdecit per te hedhur balte ndaj PR-se. "Ne po kerkojme transparence te plote per ngjarjen e Gerdecit, duke i hapur rruge hetimit, nderkohe qe nje pjese e opozites po abuzon me kete tragjedi, duke hedhur balte mbi PR-ne", deklaroi Arian Madhi. Sipas tij, opozita duhet te leje menjane thirrjet nxitese ndaj banoreve te Gerdecit. Kreu i Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, quajti te pakuptimta edhe thirrjet e disa eksponenteve te opozites, te cilet i kane rekomanduar banoreve te Gerdecit te mos terheqin parate e demshperblimit te akorduar nga qeveria. Ne te njejten kohe, ai ka garantuar se nuk ka asnje perplasje dhe konflikt brenda koalicionit qeveritar, duke u shprehur se PR do te mbeshtese qeverisjen e djathte, pavaresisht pjesemarrjes se saj ne qeveri.

Mbeshtetja

Kreu i Grupit republikan, Madhi, u shpreh se qeveria ka arritur te kryeje nje pune perfekte per te administruar demet e shkaktuara nga tragjedia qe preku zonen e Gerdecit, dy jave me pare. "Grupi parlamentar i PR-se analizoi ngjarjen e Gerdecit, ne cdo aspekt te saj dhe doli ne perfundimin se ndihma e dhene nga strukturat shteterore, Forcat e Armatosura, forcat civile dhe gatishmeria me eficience te plote per te demshperblyer te gjitha demet e kryera nga kjo ngjarje, deshmon per nje pune perfekte te kryer nga qeveria", deklaroi Madhi, ne mbrojtje te punes se ekzekutivit per minimizimin e pasojave te tragjedise.

Nje ceshtje ne te cilen kreu i Grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi, u ndal ishte edhe ajo e doreheqjes se kreut te partise, Fatmir Mediu, nga posti i tij si minister i Mbrojtjes.

Vleresimi

Ne pozicionin e tij si kreu i Grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi, theksoi se mbeshteste doreheqjen e Mediut nga ky post dhe po keshtu vendimin e Kryesise se PR-se per te mos u perfaqesuar ne qeveri me minister, deri ne momentin qe prokuroria te kishte zbardhur te plote ngjarjen e Gerdecit. Nga ana tjeter Madhi vleresoi edhe kontributin e kreut te PR-se, Mediu ne politike dhe integrimin e Shqiperise ne NATO. Nga ana tjeter, Madhi e cilesoi Mediun si nje figure me integritet te larte gjate drejtimit te Ministrise se Mbrojtjes. "Ne vleresojme integritetin e larte te zotit Mediu gjate gjithe periudhes qe drejtoi Ministrine e Mbrojtjes, si dhe kontributin e tij intensiv, sistematik e te spikatur ne politiken shqiptare, si ne opozite po keshtu edhe ne mazhorance, por edhe integrimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike", theksoi Madhi ne konferencen per shtyp. Aktualisht PR eshte e perfaqesuar ne qeveri vetem me dy zevendesministra, ndonese eshte partia e dyte me e madhe brenda mazhorances. Perfaqesuesit e kesaj partie theksojne se do te rikthehen me minister ne qeveri ne momentin kur prokuroria te kete zbardhur lidhjet e Mediut me ngjarjen e Gerdecit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›