Rama: Shteti, i kapur nga krimi, Berisha hetim pas doreheqjes
"Qeveria s'ka vizion, s'ka plan dhe s'ka drejtim per te trajtuar plaget e renda, qe hapi ne zonen e Gerdecit e te Vores, me papergjegjshmerine, paaftesine e korrupsionin e saj te pashoq". Kjo ishte deklarata e radhes e ardhur nga lideri i PS-se, Edi Rama, lidhur me qendrimin qe po mban qeveria "Berisha" ne plotesimin e nevojave te banoreve te Gerdecit, duke filluar nga ato me paresoret. "Duke ndjekur me vemendje dhe shqetesim, ore pas ore e dite pas dite, ecurine e punes se qeverise per zbutjen dhe sherimin e plageve te renda, qe hapi ne zonen e Gerdecit e te Vores, papergjegjshmeria, paaftesia dhe korrupsioni, qe ka kapur ne fyt kete mazhorance. Konstatoj me keqardhje dhe shqetesim te thelle, se nuk ka as plan dhe as transparence per t'i kuruar keto plage ne kohen e duhur dhe ne menyren me te efektshme", vuri ne dukje Rama, gjate komunikimit te tij me mediat. Nderkohe, duke mos kursyer gjuhen e tij kritike dhe mbi te gjitha akuzuese ndaj kesaj qeverie dhe Kryeministrit, kreu socialist u shpreh se "tragjedia e Gerdecit, nuk eshte rasti i vetem, por eshte pa asnje dyshim, rasti me spektakolar ne monstruozitetin e kapjes se shtetit me litarin e interesave personale te atyre qe na qeverisin, nje Kryeminister dhe nje shpure ministrash te papergjegjshem, te paafte dhe te korruptuar, qe permes ligjesh dhe vendimesh qeverie, emerimesh nepotike dhe klanore, ne pozicione kyce shteterore, kane krijuar infrastrukturen e perfitimeve te paligjshme, ne sasi te frikshme, duke minuar shtetin, institucionet dhe demokracine shqiptare nepermjet transformimit te votes se popullit, ne nje instrument fitimprures". Njekohesisht, duke shtuar me tej dozen e kritikave, Rama vleresoi se "ajo c'eshte me e keqja, qeveria ka nje Kryeminister qe duhet te jap doreheqjen, jo vetem per t'u paraqitur perpara organeve te drejtesise e per t'u sqaruar, jo nga pozitat e Kryeministrit, por te deputetit pa imunitet, rolin dhe pozicionin e tij e te njerezve te tij ne zullumin e pashembullt, qe shpertheu me 15 mars". Sipas tij, Kryeministri po udheheq nje dyndje te shtetit ne xhepat e shqiptareve nepunes per te nxjerre me pahir leke ekstra, nderkohe qe fondi i emergjences se buxhetit te ketij shteti, eshte bashkekontributi i ketyre shqiptareve, te cilet po e paguajne ne kete menyre dy here, kete fatkeqesi jo natyrore.
O.Xhilaga
O.Xhilaga