Kodi Zgjedhor pothuajse gati, pritet miratimi i tij
Kodi i ri Zgjedhor pothuajse është gati dhe pritet që javën e ardhshme të kalojë për miratim. Burime nga komisioni që po merret me hartimin e kodit bëjnë të ditur se formula e re e ndërtimit të KQZ vë në pikëpyetje përfaqësimin e PDK dhe LSI.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jetë tashmë një organ i varur krejtësisht nga Parlamenti me një mandat 4 vjeçarë në varësi të mandatit të organit ligjvënës. Burime nga komisioni i posaçëm parlamentar për hartimin e Kodit të ri Zgjedhorë bëjnë të ditur se javën e ardhshme do të bëhet edhe miratimi në komision i draftit përfundimtarë për t’iu drejtuar Kuvendit për miratimin e tij, por edhe për 7 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke mos qenë më një organ kushtetues, të 7 anëtarët e KQZ-së do të propozohen nga Kuvendi dhe do të miratohen prej tij sipas kësaj skeme:
2 anëtarë nga Partia Demokratike
2 nga Partia Socialiste
2 nga partitë e vogla, përkatësisht njëra nga shumica dhe tjetra nga opozita.
Si dhe kryetari që i takon partisë më të madhe në pushtet.
Dy partitë e vogla që do të kenë të drejtë të propozojnë nga një anëtarë për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mjafton të marrin konsensusin, pra votat e më të mëdhenjve nga kampet përkatëse për tu bërë pjesë e këtij komisioni.
E reja e KQZ-së në kod është se dy prej anëtarëve duhet të jenë domosdoshmërish femra përkatësisht të propozuara nga dy partitë më të mëdha parlamentare. Për sa i përket Komisioneve të Qendrave të Votimit edhe ato do të kenë në përbërje të tyre 7 anëtarë përkatësisht:
2 anëtare nga Partia Demokratike
2 nga Partia Socialiste
2 nga partitë e dyta për nga mandatet e fituara në vitin 2005 nga kampi i shumicës që në rastin konkret i takon Republikaneve.
Dhe një nga partia e dytë në kampin opozitarë që për nga rezultati i takon PSD-së të Gjinushit.
Interesante është skema e grupeve të numërimit të votave, të cilat tashmë do të kenë vetëm 4 anëtarë përkatësisht një nga PD një nga PS dhe dy që do të zgjidhen me short, përkatësisht nga partitë e tjera nga të dyja kampet.
Por ajo që e bën edhe më transparente këtë proces do të jetë monitorimi nga kamera i tavolinës së grupeve të punës së numërimit, gjë që është garantuar nga qeveria edhe për këto \zgjedhje. Në këtë mënyrë përfaqësuesit partiakë mund të vëzhgojnë procesin e numërimit të votave në një ekran të madh, ku kanë të drejte ta regjistrojnë të gjithë procesin nëse kanë kontestime për mënyrën e numërimit të votave.
Përsa i përket ndarjes së mandateve, koalicionet do të mund të marrin mandate në Kuvend vetëm nëse marrin 5 për qind të votave në rang qarku, për forcat politike ky prag do të jetë 3 për qind. Ajo që do të hajë më shumë debat gjatë miratimit në Kuvend pa dyshim që do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të cilët si demokristianët edhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të kenë objeksionet e tyre duke qenë se tashmë pa konsensusin e më të mëdhenjve PD dhe PS mbeten të pa përfaqësuar në këtë komision. (a.r/news24/balkanweb)