Ndihmë për kalim kufiri, policia vë në pranga dy shoqëruesit

Një nga të arrestuarit, Perparim Vata
Tiranë, 7 Nëntor, 14:52, NOA - Dy persona janë vënë në pranga, pasi janë nën akuzën e dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia e Tiranës tha për agjencinë NOA, se Përparim Vata, 34 vjeç, nga Kukësi dhe Pandeli Goga, 54 vjeç, nga Lushnja (në foton bashkëlidhur), të dy banues në Tiranë, janë vënë në pranga gjatë operacionit Verniku 2.
Kanë qenë specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve pranë Krimit të Organizuar në Policinë e Tiranës, që në vazhdim të operacionit Verniku të muajit qershor të ktij viti, në orën 10:00, falë një hetimi disa mujor me anë të metodave speciale të hetimit, kanë arrestuar dy personat e mësipërm. Vata dhe Goga, janë vënë në pranga pasi ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, që ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të dy.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre, i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
c.a/NOA
Shkarko attachment >>
Pandeli_Goga_1_547590153.jpg