E Diel, 1 Nëntor 2026

PR: Topalli nuk dëmton marrëdhëniet tona me BerishënNga TemaNjë ditë pas sulmit të nënkryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ndaj Partisë Republikane, këta të fundit janë munduar që të relativizojnë qëndrimin e saj duke thënë se ai ka qe

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

PR: Topalli nuk dëmton marrëdhëniet tona me BerishënNga Tema

Një ditë pas sulmit të nënkryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ndaj Partisë Republikane, këta të fundit janë munduar që të relativizojnë qëndrimin e saj duke thënë se ai ka qenë një qëndrim personal. Nënkryetari i kësaj partie, Neritan Alibali, tha në Shkodër se për bashkëpunimin me Partinë Demokratike ai merr në konsideratë vetëm marrëveshjen e nënshkruar nga dy kryetarët, Berisha dhe Mediu. Ndërsa kryetari i degës lokale të PR në Shkodër tha se nuk duhet të vihet shenjë barazimi mes Partisë Republikane dhe Partisë Demokristiane.

Para dy ditësh, gjatë një takimi me demokratët në zonën antikomuniste të Postribës, zonja Topalli ndezi turmën, kur tha se asnjë votë nuk duhet të shkojë për Partinë Republikane, për shkak se ata janë spiunë dhe mafiozë.

Qëndrimi i saj u komentua si një qëndrim emocional që ka dalë në ato momente entuziazmi dhe patosi, por duket se vërteta nuk është kështu.

Përplasjet mes PR dhe PD në bazë janë ekzistente prej kohësh, por dhe vetë Topalli, në takimet që zhvillon në mjedise të mbyllura me demokratët bën thirrje që të mos shkojë vota për PR, duke e patur këtë si strategji të saj.

Kryetari i Partisë Demokratike nga ana tjetër, edhe pse në një koalicion me PR, që e quan aleaten më të ngushtë, nuk e ka shfaqur për asnjë moment veten përkrah tij, e madje nuk ka folur në asnjë takim për një koalicion fituesish. Duke mos përmendur për asnjë moment emrin e Mediut dhe të PR, duket se edhe vetë zoti Berisha do të japë mesazhet e tij.

Megjithatë, duket se koalicioni po bëhet për interesa të ngushta, për shkak se pas sulmit të zonjës Topalli ndaj Mediut, u nxitua që të censurohen të gjitha mediet që e patën lajmin, por pa sukses. I vetmi televizion që e transmetoi lajmin ditën kur ndodhi ishte Vizion Plus, por ndaj tij mbërriti një kërcënim kur iu hoqën antenat në malin e Taraboshit. Më pas lajmi u përhap në medien e shkruar e ditën e djeshme edhe televizione të tjera e kanë transmetuar atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›