E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR-ja nis fushatën për 2009-ën

Republikanët ngrenë grupet e punës për fushatën e ardhshme për zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Në vijim të punës për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, Partia Republikane zhvilloi takimin e Asamblesë Rajonale të Qarkut Durrës, ku ishte prezente kryesia dhe grupi parlamentar i PR-së.

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, në fjalën e tij theksoi nevojën e organizimit të strukturave të partisë për qytetet që bëjnë pjesë në Qarkun e Durrësit, Fushë-Krujë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, për të bërë identifikimin e plotë të anëtarëve të qëndrave të numërimit, ngritjen e shtabeve elektorale dhe propozimet për kandidatët. "Ne republikanët kemi pjesën tonë në këto 18 vite në zhvillimin e Shqipërisë në të gjithë luhatjet që ka pasur jeta politike në Shqipëri. Ne duhet të përpiqemi të vazhdojmë më tej reformat", tha Mediu. Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›