E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjedhjet elektronike, sjam kundër, por për ne është utopi

Pro zgjedhjeve elektronike shprehet dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, edhe pse për të është e pamundur që ky proces të zhvillohet në vendin tonë. Zgjedhjet elektronike si në Estoni? Nuk kam asgjë kundër, por është utopi e parealizueshme në Shqipëri, - është shprehur ai i pyetur nga gazetari lidhur me deklaratat e fundit të Kryeministrit Sali Berisha. Sipas Ramës, Estonia një vend tepër i zhvilluar. Në Shqipëri nuk ka asnjë shans të përfytyrohet shtrirja e internetit dhe garantimi i votimit përmes internetit. Ekranet në zgjedhjen e kaluar nuk kishin asnjë funksion, përveç marrjes së procesit të votimit dhe ruajtjes së tij, e cila mund të shikohej nga palët dhe ndërkohë në ato pika ku ne kërkojmë transparencë, nuk ka kasetë, shiriti i xhirimit është i zi. Nuk kam asgjë kundër, por është utopi e parealizueshme në Shqipëri, - theksoi Rama, duke shtuar se problemet në vendin tonë fillojnë që nga listat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›