Përurohet dogana Vorë-Rinas, Berisha: Gjithçka për shërbime më të mira
Kryeministri Berisha ka inaguruar sot terminalin e ri të doganës Vorë-Rinas.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi partneritetin me sektorin privat ndërsa ka garantuar se qeveria do të bëjë gjithçka për shërbime më të mira ndaj biznesit.
Shefi i qeverisë theksoi se prioritet për qeverinë mbetet liria e tregut dhe e iniciativës së lirë pasi sipas tij kjo është vendimtare për zhvillimin e vendit.
“Ne besojmë në filozofinë tonë. Liria e tregut, iniciativa e lirë e individit është themeli i mirëqënies. Ne kemi ndërmarrë reforma të thella fiskale, ka qënë një guxim i madh nga ana e punonjësve të sistemit doganor. Po një fakt është i pamohueshëm që pothuasje është se çdo hap që kemi bërë drejt lirisë suaj në pamje të parë do të sillte ulje por ka sjellë rritje sepse liria juaj ekonomike ka krijuar të ardhura më të mëdha tha Berisha.
vijon..