PRECEDENTËT, Tri humbje e një barazim
Teksa Shqipëria në vizitën e saj të fundit në Portugali barazoi pa gola në Braga, më 15 tetor 2009, një takim i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2010, Portugalia në vizitën e fundit të kryer në Tiranë, para 13 vjetësh, më 9 tetor 2006, ka fituar 3-0, falë golave të Figos, Rui Kostës dhe Helder, por për një ndeshje të kampionatit botëror, por atë 1988. Shqipëria e Portugalia janë përballur midis tyre katër herë, ku vetëm njëra prej tyre është miqësore, dhe e humbur 5-3, në kohën kur kombëtaren tonë e drejtonte gjermani Hans-Peter Brigel. Tri takimet zyrtare kanë këtë bilanc: dy humbje e një barazim. Në vitin 1996, kur ishte trajner Neptun Bajko humbëm 3-0, në drejtimin e Astrit Hafizit humbëm 2-0, me Brigelin humbëm 5-3 (miqësore) dhe me Hanin barazuam 0-0, që është dhe takimi i fundit midis dy ekipeve.
Adrian Aliaj (2 gola) dhe Igli Tare janë dhe dy lojtarët e vetëm që i kanë shënuar gola Portugalisë, teksa kemi shënuar në total 3 gola e kemi pësuar 10 të tillë (-7 golaverazhi). Takimi i së shtunës në “Qemal Stafa” është dhe i pesti midis dy ekipeve tona.
Përballjet me Portugalinë
09.10.1996, Tiranë (KB)
Shqipëri-Portugali 0-3
Trajner: Neptun Bajko
07.06.1997, Porto (KB)
Portugali-Shqipëri 2-0
Trajner: Astrit Hafizi
11.10.2003, Lisbonë (M)
Portugali-Shqipëri 5-3
Trajner: H.P.Brigel (gjerman)
15.10.2008, Braga (KB)
Portugali-Shqipëri 0-0
Trajner: Ari Han (holandez)
6 Qershor 2009