Sa të frikshëm janë lojtarët portugezë
Shqipëria do të përballet me një Portugali të frikshme, të paktën nga ajo që shfaqet në letër, ku e gjitha “ushtria luzitane” vesh fanella të disa prej ekipeve të mëdha në Europë, Mançester Junaitid e Çelsi (në Angli), Real Madrid, Atletiko Madrid e Deportivo (Spanjë), Juventus (Itali), Verder Bremen (Gjermani), por dhe nga ekipe portugeze pjesëmarrëse të rregullta në Ligën e Kampioneve, si Benfika e Porto. Kampionati anglez, spanjoll dhe portugez përfaqësohet secili me nga gjashtë lojtarë, si dhe ai gjerman (2), italian (2) e ai grek (1) përbëjnë edhe “gladiatorërt” e thirrur nga trajneri Karlos Keiroz. “Qershia mbi tortë” e skuadrës portugeze pa asnjë dyshim është anësori i Mançester Junaitid, Kristiano Ronaldo, njëherësh edhe futbollisti më i mirë në botë, fitues i dyfishtë i “Topit të artë” dhe “FIFA Ëorld Player”, por dhe një kampion i freskët me “Djajtë e kuq” në sezonin e fundit të Premier Ligës në Angli. Kampionati anglez në Kombëtaren spanjolle përfaqësohet me gjashtë futbollistë, ku përveç Ronaldos, janë dhe mbrojtësit Bosingva (Çelsi), Rikardo Karvahljo (Çelsi), mesfushori Deko (Çelsi), sulmuesi Bora Morte (Uest Hem) dhe Nani (Mançester Junaitid). Divizioni i parë portugez ka në gjirin e përfaqësueses gjashtë lojtarë: portierët Beto (Leixoes), Eduardo (Braga), Moreira ( Benfica). Mbrojta përfaqësohet me kapitenin e Sportingut, Dani Alvezh e Rolando (Porto). Për në mesfushë është përzgjedhur Zhoao Mutinjo (Sporting) dhe Raul Meireles (Porto). Edhe Primera Divizion ka po gjashtë futbollistë: mbrojtësit Hoze Kastro (Deportivo), Miguel (Valencia), Pepe (Real Madrid). Nga mesfushorët janë Duda (Malaga), Eliseu (Malaga). Nga vija e parë është sulmuesi Simao Sabrosa (Atletiko Madrid). Seria A italiane ka dy lojtarë: mbrojtësi Gonsalo Brandao (Siena) dhe mesfushori Tiago (Juventus). Edhe Bundesliga gjermane ka dy lojtarë: portierin Daniel Fernandes (Bochum) dhe sulmuesin Hugo Almeida (Verder Bremen). Edhe kampionati grek ka “njollën” e tij: Edinjo (Aek).
6 Qershor 2009