PRINCI I RAPSODISË Shqiptare
14/06/2010 Studiuesi Mark Mesuli, pas tre librave mbi figura të shquar të Mirditës e të Pukës, botoi veprën “Princi i rapsodisë shqiptare”, që i kushtohet rapsodit të mirënjohur në mbarë Shqipërinë etnike e më gjerë, Frrok Haxhia, i cili me prodhimtarinë e gjerë të tij rapsodike, e pasuron, e zhvillon dhe e çon më përpara krijimtarinë në këtë fushë të artit.
Vepra prej 440 faqesh ka një ndërtim të veçantë prej librave monografikë, çka sjell një risi në këtë fushë.
Frrok Haxhia gjatë 60 vjetëve krijimtari ka shënuar gjithnjë ngjitje të pareshtur në llojshmëri dhe në cilësinë artistike. Veprimtaria e tij është shtrirë në aktivitete nga odat malësore, në sheshe fshatrash, shkollash, në rrethe, në shkallë kombëtare nëpërmjet ansambleve dhe festivaleve kombëtare e ndërkombëtare. Në këto rrethana është bërë një figurë e njohur dhe e respektuar. Në arkivin e tij personal ka më shumë se 100 letërkëmbime me personalitete të kulturës dhe të artit, me të cilët ka pasur korrespondencë.
Në librin e sipërshënuar përfshihen 63 vlerësime për veprimtarinë e tij, disa prej tyre personalitete më në zë të kulturës kombëtare të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Këto janë referate, kumtesa e diskutime, ndonëse jo në salla pallatesh akademike, por nga të gjitha rrethet e në mënyrë të pavarur. Kjo korrespondencë përbën materialin bazë të analizës artistike të veprës rapsodike të Frrok Haxhisë.
Parathënien e ka përgatitur studiuesi Ndue Dedaj. Kjo përbën një sintezë të rapsodisë shqiptare në përgjithësi gjatë shekullit të njëzetë dhe të Frrok Haxhisë në veçanti. Ai arrin në përfundimin se kjo krijimtari e ka kryer tashmë detyrën e saj fisnike dhe do ta mbyllë “siparin” në këtë botë integrimesh rajonale dhe botërore, ashtu si e ka mbyllur prej kohësh Eposi i Kreshnikëve. Ajo do të hyjë në Muzeun e Kulturës Kombëtare si një dëshmi se autorët i kanë shërbyer me shpirt e devotshmëri zgjidhjes së problemeve të kohës së jetuar prej tyre.
Autori i veprës, Mark Mesuli, i ka shfrytëzuar me mjeshtëri si një studiues serioz dhe me përgjegjësi të gjitha vlerësimet e bëra prej të tjerëve për krijimtarinë e këtij rapsodi dhe ka dhënë edhe mendimet e veta, si një studiues dhe kritik i letërsisë e artit.
Shkrimtari i madh Dritëro Agolli, në një intervistë të dhënë në tetor 2009, ndër të tjera ka thënë: “Frrok Haxhia ka zënë një vend në kulturën kombëtare shqiptare që kurrë nuk shuhet..., sepse Frroku është kombëtar, i ka shkrirë të gjithë elementet jo të një krahine ku janë legjendat, ...Bjeshkët e Namuna, ku janë kullat, ku janë bijtë që kanë luftuar me shpatë... me ç`kishin për të mbrojtur këtë vend, ...por për të parë (vendin) në paqe e gëzime”.
Akademiku, prof. dr. Mark Tirta thekson: “Kënga popullore si art bëhet nga njerëz me talent, të përkushtuar, që përbëjnë elitën, fisnikërinë e këtij arti. Një princ, një patriark i madhërishëm i këngës popullore me çifteli është padyshim artisti Frrok Haxhia, që për rreth 60 vjet krijon e këndon në këtë fushë të artit..., që vijon një traditë popullore që udhëtoi në shekuj, por atë e ngriti në një lartësi të re si art, si ide, si forcë ndikuese në mendje e zemër të shqiptarëve, në atdhetarizëm, në përparimin social e kulturor që koha e sotme na e kërkon...” Pikërisht nga ky vlerësim është formuluar edhe titulli i këtij libri.
Kritiku i artit prof. dr. Josif Papagjoni, vë në dukje: “(Frrokut)Vargu i buronte, sepse është pjesë e qenies së tij, fibër e shpirtit, patos emocional... kronikan... që me vargje e këngë me çiftelinë e tij frynte e gjëmonte historia, shfaqeshin e përshfaqeshin portretet legjendare të Skënderbeut... e deri te partizani i vogël Met Hasa (që më 1944 ra për çlirimin e Pukës nga pushtuesit gjermanë)...dhjetëra e dhjetëra njerëz të punës, të pushkës, të dijes vinin natyrshëm, shpreheshin, identifikoheshin... Kur dilnin në skenë at e bir (Tonini i vogël), shkaktonte te publiku një kënaqësi të veçantë e shoqëruar me simpati, admirim, dashuri, gjer dhe me habi... Ishte mbrujtur si rapsod epik, veç zemra e tij është prekur po aq edhe nga dashuria e çiltër, e pastër...”
Studiuesi Bardhosh Gace nga Vlora është i pari që përzgjodhi me zell 90 rapsodi, nga mbi 450 në arkivin e Frrok Haxhisë dhe nën kujdesin e shoqatës kulturore “Ismail Qemali” Vlorë, i boton më 1995. Krijimtaria e tij përfshin të gjitha trevat shqiptare dhe kuptohet lehtësisht, shpreh bukur ide me art që pëlqehet nga të gjithë.
Prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Agron Fico; Artistët e Popullit Reshat Arbana, Luftar Pajo, Ndue Shyti; Mjeshtrit e Mëdhenj Zhani Ciko e Gjok Beci; shkrimtari Xhevahir Spahiu, Agim Shehu, Fadil Kraja; gazetarë dhe botues të ndryshëm librash, gazetash dhe revistash, si: Mevlud Buci, Nuri Dragoi, Gëzim Voda, Ilir Buçpapa, si edhe një numër i madh i rapsodëve të mbarë vendit nga Tropoja, Malësia e Madhe, Vlora, Përmeti,Hasi, Kukësi, Dibra, dëgjues nga mbarë Shqipëria, e vlerësojnë pasurinë rapsodike të krijuar dhe të interpretuar prej Frrok Haxhisë me nota të larta, si një thesar i çmuar i kulturës kombëtare, që bën pjesë në fondin e artë të saj.
Nga mbi 10000 vargje që përbëjnë pasurinë rapsodike, të deritashme e të gjithfarshme të Frrok Haxhisë, autori Mark Mesuli ka përzgjedhur 147 poezi ose fragmente, të cilat janë si shtylla kurrizore, palca e krijimtarisë së tij. Aty spikatin qartë, thjesht, bukur, kuptueshëm për çdo shqiptar tema, idetë, problemet që autori merr nga koha dhe i shtron para publikut dhe mban qëndrimin e tij të prerë, siç është bota e tij: t`i shërbejë me vargun e tij çështjes kombëtare gjer në frymën e fundit.
Tematika që e përshkon këtë krijimtari është e gjerë dhe e larmishme. Po vendin e parë e zë atdhetarizmi aktiv, veprues, duke derdhur djersë e mund në çdo cep të tij, por edhe duke e mbrojtur. Sa kuptimplotë është bashkëbisedimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, me Frrok Haxhinë. “...Me bacën Frrok e kam mbarue shkollën, kam luftue edhe në Kosovë dhe në Maqedoni... Baca Frrok... Të njoh që kur ke kënduar mes këngëve të tjera edhe këngën Xhevahir ka rritë Mirdita. Me këngën tjetër Në piramidë e në llogore në buzë, na janë vrarë shokët tanë, të cilët sot janë dëshmorë e heronj të lirisë... Ja dëgjo nga unë disa vargje: Në piramidë e në llogore/ Për me mbrojtë të shtrenjtat fitore/ Çdo armik që erdh nga jashtë/ Erdh me armë doli pa rrashtë/. Kur mirë i prin popullatës/ E ban dritë mesin e natës...” (Ali Ahmeti dhe shumë shokë të tij të luftës, që morën pjesë në takim, dinin të recitonin disa prej krijimeve më të qenësishme të Frrok Haxhisë. Edhe ato kishin qenë armë frymëzimi, edukimi e mobilizimi të shqiptarëve për liri e të drejta njerëzore.
Po aq kuptimplotë është edhe takimi i Frrok Haxhisë me studiuesin e mirënjohur arvanitas (shqiptarin) Aristidh Kola në Athinë, në vitin 1999. Ky ndër të tjera e falënderon për librin “Gjaku i Arbërit rrodhi si krojet”, që ia kishte dërguar vite më parë. “Të bukura këngët dhe talenti juaj, më bëjnë që t`ju njoh nga afër... Libri më dha kënaqësi të veçantë... U kënaqa shumë kur djali juaj, Dritani, ma dhuroi librin...” (Arvanitasi Aristidh Kola i siguroi Frrokut vizën për në Athinë, ku edhe u takuan).
Rapsodi është një njohës aktiv i jetës dhe i problemeve e shqetësimeve të kohës, prandaj edhe tematika është vetë koha e parë me shpirtin e artistit të fjalës. Në takimin e bërë me shumë emigrantë shqiptarë në Athinë, Frroku recitoi një poezi të bukur të sapokrijuar enkas për këtë qëllim. U drejtohet të pranishmëve me vargjet: “Ju të rinj e të reja nga gurra shqiptare/ Jeni krahu i krahëve të shqipes krenare/ Ju shohim si yjet sot në Athinë/ Si lule pranvere për Shqipërinë/ Jeni gurrë gjaku dhe palca e atdheut/ Jeni gur themeli në kalanë e Skënderbeut. Dhe më tej:
Amanet e keni prej lokes,
kur t`gjeni vëllezërit atje në fund të botës,
atyre ju thoni se në atdheun tuej rron mirësia,
ju pret Kosova, ju pret Shqipëria...
Një dëgjues nga Tivari i drejtohet: Besa, o Frrok Haxhia, në zanin dhe vargjet e kangës tande asht gjaku dhe amaneti i shqiptarëve që rrjedh prej motit...”
Një krye të posaçëm zënë krijimet kushtuar Kosovës dhe martirëve të saj. Poeti ngre lart qëndresën e pamposhtur të shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar e për drejtësi e përparim shoqëror. Heronjtë, dëshmorët, martirët përbëjnë një nga shtyllat e ndërtimit të gjithë tematikës atdhetare. Ja vetëm dy vargje, shkëputur nga një prej poezive: ...UÇK-ja nuk lëshon troje/ Çdo ditë nanat lindin roje...” ose “Kosova në barut kur kallet, kurrë nuk vritet, ma shumë ngjallet”. Këngët përshkruajnë vuajtet e torturat, por kryesisht qëndresën se asnjë vuajtje a torturë nuk i mposht ata, të cilët luftojnë për të drejtat e tyre njerëzore. E sheh me optimizëm fitoren e pashmangshme të luftëtarëve të lirisë dhe bashkohet me ta.
Humori dhe satira zënë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e Frrok Haxhisë. Fshikullon vese negative të shoqërisë, që pengojnë përparimin e saj. Bëjnë apel për shumë kohë poezi të tilla, si: “Nush Kacuni, burrë gazhul”, “Zgjidhni ju sa janë të vërteta”, “Dasma e micave, loja e minjve”, “Kjo ish pra, dëshmia e lopës”, “Pak nga të gjitha e të gjitha nga pak” etj. Po shkëputim disa vargje nga “Humor elektoral”: “Kandidati bën premtime: Do i shikoni punët e mia/ Dhe ilaçet ua çoj te shtëpia.../ Ju shtoj rrogat e pensionet,/Ju ul taksat u heq racionet.../Ju hap rrugët e makinës,/ Jap pajisjet e kuzhinës/ Për transport me dalë në pazar/ Çdo fshatari i jap magjar! Shtrue asfalti nëpër letër/ Nga dy pëllëmbë, pak kilometër/ Janë shtrue rrugët me kalldrëm/ Shtrohet n`mëngjes, prishet n`aksham... Pyetni pra kush ma i miri/ Baba dreq, ma dreq i biri...!”
Tabani ku lind e rritet Frrok Haxhia është i shëndetshëm në fushën e rapsodisë. Gjyshi i tij, Nikollë Shurbi, ishte këngëtar i njohur në Mirditë dhe mjeshtër i ndërtimit të çiftelisë; gjyshja, Bardhe Shurbi, ishte e mirënjohur si vajtimore; babai, Kolë Haxhia, ka qenë kuvendar dhe hokatar i dëgjuar. Janë të shumtë në Pukë e Mirditë rapsodët që bënë emër të mirë në gjysmën e parë të shekullit XX-të.
Në qenien e Frrok Haxhisë u ngjizën pikërisht talentet që buronin nga gjyshi, gjyshja, babai. U rrit midis kuvendit të burrave, zërit të këngëtarëve të njohur. Mjedisi shoqëror i kohës i thërriste cilindo me çfarë të kishte të veçantë apo si të tjerët të merrnin pjesë në betejën e madhe të kohës në shndërrimet ekonomike e sociale, si ndërtimet e rrugëve, të hidrocentraleve, hapja e minierave, ndërtimi i hekurudhave. Në këto vepra merrnin pjesë mijëra masa punonjësish që transformonin vendin. Duhej përveç ushqimit material, edhe ushqim shpirtëror. Kështu edhe rapsodia si krijim shpirtëror, doli nga kulla, nga odat e burrave në tubimet e mëdha: në sheshet e fshatrave, në shkolla, në zona, në rrethe. Në festivalet që organizoheshin matnin talentet e tyre me dhjetëra e qindra talente. Spektatorët e shumtë bënin përzgjedhjen nëpërmjet gjykimit të hapët, bëhej seleksionimi. Më të mirët ngjiteshin lart e më lart deri në ansamble e festivale kombëtare. Ata shpërndaheshin dhe jepnin programe në ara, në fabrika, në sheshe, në kantiere, ku bëheshin transformime të mëdha nga vullnetarë të ardhur nga gjithë Shqipëria. Kjo ishte shkolla dhe akademia. Nëpër këto veprimtari Frrok Haxhia u ngjit lart e më lart si artist i krijimit artistik, si aktor i fjalës së tij, dhe për më tepër, si shoqërues i fjalës me çiftelinë, që i habiste jo vetëm spektatorët e thjeshtë, por edhe personalitete të artit dhe të kulturës kombëtare. Frrok Haxhinë e shihje një artist të kompletuar me krijimin origjinal, veshjen tradicionale: xhamadan të kuq, tirq të bardhë, të shkruar me gajtan të zi, kësulën e bardhë si bora e bjeshkëve; kjo përbënte pamjen fizike. Po më e rëndësishme ishte krijimi poetik, recitimi aktoresk, shoqërimi i fjalës me çiftelinë me një mënyrë të re, të bukur për syrin e veshin, që të ngjall respekt.
Krijimtaria e tij është shumë e pasur dhe me tematikë të larmishme që nuk vyshket. Megjithëse i ka kaluar 75 vjet jetë, ai përditë prodhon rapsodi gjithnjë e më të bukura nga përmbajtja, forma, arti i realizimit.
Meriton që kjo pasuri kombëtare të mblidhet pa seleksionuar, por ashtu siç është krijuar në kohë. Një punë shumë cilësore e vërejmë në këtë vëllim. Për nga vlerësimet e bëra nga disa prej personaliteteve më në zë të kulturës kombëtare, të paraqitura më mjeshtëri të veçantë nga autori Mark Mesuli, në librin: “Princi i rapsodisë shqiptare” qëndron krahas me simpoziume shkencore që bëjnë përgjithësime të rëndësishme në fusha të ndryshme të dijes.