E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet avioni në Rusi, humb jetën Presidenti i Polonisë dhe zyrtarë të lartë Avioni i rrëzuar

Nga rrëzimi i një avioni të tipit Tupolev 154 në afërsi të Smolenskut, në perëndim të Rusisë ka humbur jetën presidenti polak Lech Kaczynski, e shoqja e tij dhe 130 udhëtarë të tjerë. Avioni i presidentit u rrëzua gjatë uljes në aeroportin rus Smolensk, bëri të ditur sot guvernatori i rajonit Smolensk. Nuk ka pasur të mbijetuar. Në kohën e rrëzimit të avionit mbi aeroport kishte mjegull të madhe. Polonia do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme pas vdekjes së presidentit sot, tha një zëdhënës i qeverisë. Aktualisht, kryetari i Dhomës së Ulët të parlamentit, Bronislaë Komoroëski është bërë automatikisht presidenti në detyrë i Polonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›