PROJEKTLIGJ PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8510, DATË 15.7.1999, “PËR PËRGJEGJËSINË JASHTËKONTRAKTORE TË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE”
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8510, DATË 15.7.1999, “PËR PËRGJEGJËSINË JASHTËKONTRAKTORE TË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Pas shkronjës “d”, të nenit 3, të ligjit nr.8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, shtohet shkronja “dh”, me këtë përmbajtje:
“dh) kur kryejnë një akt korruptiv, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI