Kryeministri Berisha takohet me presidentin e kompanisë NOVOMATIC AG, Prof. Johann F.Graf.
Kryeministri Berisha priti në një takim presidentin e kompanisë NOVOMATIC AG, Prof. Johann F.Graf dhe delegacionin që e shoqëronte.
Prof. Johann F.Graf e njohu Kryeministrin Berisha me veprimtarinë e kompanisë së njohur në fushën e teknologjisë, NOVAMATIC.AG.
Kjo kompani është lidër në botë për zhvillimin e paisjeve të lojrave
“high-tech” dhe sistemeve “multiplayer” dhe operon në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Përfaqësuesi i kompanisë NOVAMATIC AG ofroi asistencë për qeverinë dhe ekspertët në procesin e reformës në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive. Kjo fushë po reformohet pothuajëse në të gjitha vendet e zhvilluara.
Kryeministri Berisha iu shprehu përfaqësuesve austriakë, vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të reformuar sistemin aktual dhe adaptuar standartet më të përparuara europiane, përsa i përket sistemit të monitorimit, liçensimit etj.