E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9836,  DATË 26.11.2007, “PËR BUXHETIN E SHTETIT, TË VITIT 2008”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të  Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9836,  DATË 26.11.2007, “PËR BUXHETIN E SHTETIT, TË VITIT 2008”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 1

Buxheti i shtetit, për vitin 2008, është:

Të ardhurat                                                                                           303 783 milionë lekë;

Shpenzimet                                                                                          360 207 milionë lekë;

Deficiti                                                                                                    56 424 milionë lekë.

Buxheti i shtetit përbëhet nga fondi i konsoliduar, buxheti i sigurimeve shoqërore dhe buxheti i sigurimeve shëndetësore.”.                                                                  

Neni 2

Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 2

A. Fondi i konsoliduar, për vitin 2008, është:

Të ardhurat                                                                                           252 724 milionë lekë;

Shpenzimet                                                                                          309 148 milionë lekë;

Deficiti                                                                                                    56 424 milionë lekë.

Fondi i konsoliduar përbëhet nga:

A.1. Buxheti qendror:

Të ardhurat                                                                                           237 142 milionë lekë;

Shpenzimet                                                                                          293 566 milionë lekë.

A.2. Buxheti i pushtetit vendor:

Të ardhurat                                                                                             31 646 milionë lekë;

Nga të cilat:

Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror    16 064 milionë lekë;

Shpenzimet                                                                                          31 646 milionë lekë.”.

Neni 3

Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 3

B. Buxheti i sigurimeve shoqërore, për vitin 2008, është:

B.1. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror:

Të ardhurat, gjithsej,                                                                           63 360 milionë lekë;

Nga të cilat:

-  Kontributet                                                                             45 650 milionë lekë;

-  Transferimet nga buxheti i shtetit     17 710 milionë lekë;

Shpenzimet                                                                                          63 360 milionë lekë.

Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategori specifike të personave të vetëpunësuar. Për vitin 2008, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.

B.2. Skema e sigurimit suplementar:

Të ardhurat, gjithsej,                                                                            4 153 milionë lekë;

Nga të cilat:

- Kontributet                                                                               186 milionë lekë;

- Transferimet nga buxheti i shtetit                                       3 967 milionë lekë;

Shpenzimet                                                                                          4 153 milionë lekë.”.

Neni 4

Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 4

C. Buxheti i sigurimeve shëndetësore, për vitin 2008, është

Të ardhurat, gjithsej,                                                                             11 160 milionë lekë;

Nga të cilat:

- Kontributet dhe të tjera                                                           5 223 milionë lekë;

- Transferimet nga buxheti i shtetit                                        5 937 milionë lekë;

Shpenzimet                                                                                             11 160 milionë lekë.”.

Neni 5

Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 6

Të ardhurat e fondit të konsoliduar, sipas grupeve kryesore, janë:

Grantet                                                                                                   4 670 milionë lekë;

Të ardhurat tatimore                                                                           209 711 milionë lekë;

Të ardhurat jotatimore                                                                        22 761 milionë lekë;

Të ardhurat e buxhetit vendor                           `                               15 582 milionë lekë.”.

Neni 6

Neni 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 7

Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit  është 56 424 milionë lekë, i cili financohet në masën 4 140 milionë lekë nga të ardhurat e privatizimit dhe diferenca me huamarrjen e brendshme dhe të jashtme.

Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja e brendshme për financimin e deficitit të buxhetit nuk mund të jetë më e madhe se 24 742 milionë lekë. Këshilli i Ministrave për kompensimin e diferencave siguron  burime suplementare ose merr masa për shkurtimin e shpenzimeve.

Kufiri i huamarrjes së brendshme dhe të jashtme mund të reduktohet për çdo të ardhur, të arkëtuar nga privatizimi i ARMO, sha-së, në masën 50 për qind të të ardhurave të realizuara nga ky privatizim. Pjesa tjetër e të ardhurave nga ky privatizim përdoret nga Këshilli i Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve për investime, i cili, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit, të përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji.

Të ardhurat nga privatizimet e zakonshme, mbi kufirin e parashikuar në këtë nen, përdoren tërësisht nga Këshilli i Ministrave, për të rritur kufirin e shpenzimeve dhe të deficitit buxhetor.”.

Neni 7

Neni 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 8

Shpenzimet e fondit të konsoliduar, sipas grupeve kryesore, janë:

Shpenzimet korrente                                                                          206 350 milionë lekë;

Shpenzimet kapitale                                                                           94 419 milionë lekë;

Rezerva e Këshillit të Ministrave                                                       2 400 milionë lekë;

Kontigjenca                                                                                          7 500 milionë lekë.

Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për institucionet e pavarura nga Këshilli i Ministrave, kufiri i shpenzimeve dhe numri i punonjësve janë sipas tabelës 1/1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Fondi i kontigjencës  për investime prej 3 000 milionë lekësh, i përshkruar me hollësi në tabelën 1/2, që i bashkëlidhet këtij ligji, përdoret në masën 30 për qind, në përputhje me realizimin e të ardhurave në buxhet, në fund të 8-mujorit, të vitit 2008, dhe 70 për qind, të fund të 9-mujorit, të këtij viti. Fondi 150 milionë lekë, “Mbështetje për shoqërinë civile”, sipas tabelës 1, të këtij ligji, përdoret për organizatat jofitimprurëse, sipas përcaktimeve të bëra në një ligj specifik.”.

Neni 8

Neni 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 11

Fondi i kontigjencës, prej 2 000 milionë lekësh, përdoret për rritjen e pagave dhe të pagesave sociale, me miratimin e Këshillit të Ministrave, në                 6-mujorin e dytë,  të vitit 2008.

Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, prej 2 400 milionë lekësh, përdoret për rastet e paparashikuara të institucionave buxhetore.

Fondi i kontigjencës për ruajtjen e deficitit, prej 5 500 milionë lekësh, përdoret nga Këshilli i Ministrave.”.

Neni 9

Neni 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 12

Buxheti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë është 1 020 milionë lekë. Ndarja e këtij  fondi buxhetor bëhet nga vetë Kuvendi, në zbatim të ligjit për statusin e deputetit dhe të rregullores së Kuvendit.”.

Neni 10

Pas nenit 12 shtohet neni 12/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 12/1

Paga e Presidentit të Republikës, nga data 1 korrik 2008, është 250 000 lekë në muaj.”.

Neni 11

Tabela 2, e përmendur në nenin 13, të ligjit, zëvendësohet me tabelën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 12

Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:

a)       Në fund të paragrafit të parë shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:

“Fondet për konviktet e shkollave të mesme, të cilat janë transferuar në njësitë e qeverisjes vendore, shpërndahen sipas tabelës nr.4, që i bashkëlidhet këtij ligji.”.

b)       Tabela 3 zëvendësohet me tabelën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 13

Neni 16 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 16

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2008, është   jo më shumë se 72 000 milionë lekë. Limitet e rritjes së borxhit të shtetit, sipas komponentëve,  janë, si më poshtë vijon:

1. Kufiri i rritjes së borxhit të shtetit nga huamarrja, e brendshme dhe e jashtme, për financimin e deficitit buxhetor, është 52 284 milionë lekë, nga i cili, huamarrja e brendshme  neto nuk mund të jetë më e madhe se 24 742 milionë lekë. Kufiri maksimal i huamarrjes së brendshme neto ulet në varësi të disbursimeve nga huatë e jashtme, duke respektuar kufirin e rritjes së borxhit të shtetit, për financimin e deficitit buxhetor.

2. Kufiri i rritjes së borxhit  të shtetit nga garancitë e shtetit, të lëshuara  për palët e treta përfituese, është 5 658 milionë lekë, përfshirë edhe garancitë për fondin e garantimit të kredive të eksportit. Këto të fundit lëshohen nga komiteti i ngritur për këtë qëllim dhe nuk mund të jenë më shumë se 200 milionë lekë.

3. Kufiri i rritjes së borxhit të shtetit nga njohja e borxheve të jashtme, të papaguara,  është 5 558 milionë lekë.

4. Kufiri i rritjes së borxhit të shtetit nga mbulimi i diferencave të rivlerësimit të rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë është 8 500 milionë lekë.”.

Neni 14

Ngarkohet Ministria e Financave të nxjerrë udhëzimet përkatëse për zbatimin e këtij ligji.

Neni 15

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›