Këshilli i Ministrave miraton Marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Mbretërinë e Danimarkës
Këshilli i Ministrave miratoi Marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Mbretërinë e Danimarkës. Kryeministri Berisha theksoi se lehtësimi i regjimit të vizave mbetet prioritet i qeverisë, e cila do të bëjë çdo përpjekje për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.
“Sot, - u shpreh Kryeministri - ratifikojmë marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Mbretërinë e Danimarkës. Është rasti t’i siguroj edhe një herë shqiptarët se do të bëj çdo përpjekje për të sjellë vendin në një regjim pa viza në Europë.”