E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zotin Gerwin Bell

Kryeministri Berisha priti sot në një takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zotin Gerwin dhe përfaqësuesen e këtij misioni në Shqipëri, zonjën Ann- Margaret Westin.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan situatën fiskale dhe e konsideruan atë mjaft positive.Bisedimet më pas u fokusuan në çështjen e rritjes së inflacionit.Kryeministri Berisha rikonfirmoi masat e qeverisë për të ndërhyrë në këtë situatë.

Kryeministri tha se për të zbutur efektin e rritjes së çmimeve do të ketë rritje të pagave, ndërsa për grupet sociale në nevojë, për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe për pensionistët do të aplikohen politika mbështetëse .

Përfaqësuesit e FMN-së diskutuan me Kryeministrin Berisha edhe për reformën në Koorporatën Elektro-Energjitike dhe çështjen e privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›