PS 400 tesera për të rinjtë fierakë, Rama: Anëtarësimet tani dhe nga webi!
FIER-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shpërndau këtë të diel në Fier teserat e PS për të rinj e të reja nga ky qytet ndersa parashikon qe per anetaresimet e reja te hape nje faqe ne web ku cdo i interesuar te mund te regjistrohet aty.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Rama u shpreh se politika aktuale u ka dhënë njerëzve modelin e gabuar të të bërit politikë. Sipas tij, të rinjtë që po anëtarësohen sot në politikë do ndërtojnë dicka te re.
“Pa ndryshuar politikë nuk mund të ndryshosh realitet. Të merresh me politikë do të thotë të refuzosh gënjeshtrën. Ju të rinj dhe të reja duke marrë kartën e anëtarësimti dëshmoni se po ndërtoni dicka. ju guxoni të shihni me sytë e shpresës. Gjeneratëas suaj, secili prej jush i duhet sot më shumë se kurrë një politikë e re. Nuk është e mundur më që një Shqipëri me 1 milionë të papunë të vazhdojë të bëhet mankthi të gjithë atyre që edhe pse duan të punojnë, nuk e gjejnë dot një punë. E zhytur në krim dhe në korrupsion e gjynjëzuar kudo, nga gjuha e injoroncës. Politika mund ta ndryshojë këtë pamje. Ju mund të ndryshoni politikën.Të bëni që të tjerë që janë rrotull jush, që janë skeptikë, mosbesues, që kanë nevojë të binden të vinë bashkë me ju. Ti merrni përdore dhe ti sillni në familjen tonë të madhe politike”, theksoi Rama.
Rama gjithashtu konfirmoi në rrjetin social Twitter se “plot 400 te reja e të rinj morën kartën e PS sot në Fier me plot entuziazëm e dëshire per t’iu bashkuar projektit për një Rilindje Shqiptare”.
Më herët Rama po në këtë rrjet social pohon se PS këtë javë do të hape dhe një portal në web me qëllim lehtësimin e anëtarësimeve në PS.
“Këtë javë hapet edhe një portal në web për të lehtesuar anëtaresimet për ata që duan një pike konsultimi e po ashtu për anëtaresimet online”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Barbari, heqja e titullit “Qytetar nderi” për Hekuran Dedën VIDEO: Rama në Fier