E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit paralajmëron: Gjoba për subjektet vendore që ndosin ambjentin

Ministria e Mjedisit nuk mjaftohet me 50 gjobat e vëna vednorëve dhe i rikthehet edhe një herë aksionit për pastrimin e territorit. Këtë herë në qëndër të inspektimeve do të jenë vendet turistike, kryesisht ato bregdetare. Ilir Bala, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit thotë se duke zbatuar ligjin, ardhja e sezonit turistik kërkon një vëmendje të lartë dhe aq më tepër shumë punë për mirëpritur turistët.
Kryeinspektori thotë se penalitetet do të vazhdojnë dhe shumat do të paguhen në rast se konstatohen shkelje. Megjithatë kryetarët e komunave dhe ata të bashkise nuk kanë qënë shumë bashkëpunues me Ministrinë e Mjedisit madje një pjesëë tyre kanë kundërshtuar gjobat e vëna. Në kuadër të aksionit të pastrimit të territorit, më herët autoritetet e mjedisit kanë vendosur gjoba, për bashki dhe komuna të ndryshme në vend. 15 gjoba u janë vendosur bashkive, nga veriu në jug, për mos zbatim të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndërsa pjesa tjetër janë komuna. Gjobat variojnë nga 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë. Ndërkohë ekspertët e ministrisë së Mjediësit paralajmërojnë vendorët se në rast konstatimi tëndotjes së ambjentit,penalitete do të ketë në vazhdimësi.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Specialistët: Ekosistemi në rrezik, gjoba, për këdo që abuzon me ambjentin Gjirokastër- Ndotja ambjentale po ndryshon karakteristikat e ekosistemit. Ky është...
  2. ISKSH: abuzimet, gjoba mjekëve dhe farmacistëve Instituti i kujdesit shëndetësor ka  gjobitur mjekë dhe farmaci në...
  3. Ndotja nga plehrat, gjoba komunarëve në Elbasan Elbasan- Agjencia rajonale e mjedisit në Elbasan ka ndëshkuar me...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›