PS, 8 muaj luftë deri te hyrja në Kuvend
Beteja e opozitës që nga kontestimi i rezultateve deri në hyrjen në Kuvend
Albert Gjoka
Dita e sotme, kur deputetët e PS-së do të shkelin mbi tapetin e sallës së Kuvendit, vjen pas një beteje të gjatë, gati 8-mujore luftë nga ana e opozitës. Partia Socialiste dhe aleatët e saj të majtë dhe të djathtë, si asnjëherë tjetër kanë konsumuar të gjitha mjetet e protestës për hapjen e kutive: beteja ligjore deri në Kolegjin Zgjedhor, ankimime, raporte, kërcënime për zgjedhje të parakohshme, lobing ndërkombëtar, bojkot, protesta dhe greva. Pas gjithë kësaj periudhe, ku beteja për hapjen e kutive ka shëtitur në çdo rreth të vendit, është thënë në çdo tryezë dhe institucion, brenda dhe jashtë vendit, sërish fati i saj ka shkuar në Kuvend, ku gjithçka do të varet nga maxhoranca dhe Komisioni i Venecias, i cili do të shqyrtojë ligjshmërinë e transparencës së kutive.
Zanafilla
Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 28 qershorit u tregua qartë se maxhoranca dhe opozita e asaj kohe kishin dalë me mandate të barabarta, duke paralajmëruar krizën e madhe politike në vend. Paralajmërimi dhe arritja e koalicionit “Berisha-Meta” e vendosi PS-në në një moment kritik, e cila deklaroi se është deformuar “vullneti” i votës popullore. Përpjekja e PS-së për të marrë disa mandate në zonat e kontestuara për numërimin e votave përfundoi me një mandat më shumë për PS-në në Fier, por që humbi në Vlorë falë daljes së PDI-së në skenë. Data 24 korrik shënoi “mbylljen” e kutive” në Kolegjin Zgjedhor, por shënoi fillimin e betejës opozitare për transparencën e zgjedhjeve. Kjo periudhë do të shënonte edhe fillimin e betejës së PS-së për transparencën e procesit, ku u shfaqën edhe ide të përshpejtuara si ajo e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo përkoi edhe me presionet brenda PS-së, që kërkonin analizën e zgjedhjeve, gjetjen e fajtorëve, por edhe fillimin e Lëvizjes për Mendim Ndryshe. Gjithçka do të vendosej në Kongresin e PS-së së datës 29 gusht, i cili i dha një shans të ri Ramës për të vazhduar garën për kryetar partie, si dhe miratoi platformën e tij për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, Kuvendin dhe qeverinë e re.
Bojkoti
Fillimi i vjeshtës shënoi nisjen e bojkotit parlamentar dhe sinjalin për vazhdimin e protestave. Ditën kur u mblodh Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, kryesocialisti Rama shpalli kushtet e tij, të cilat nuk u pranuan deri dje nga maxhoranca. Edhe raporti i OSBE/ODIHR-it, i cili certifikon procesin zgjedhor, nuk zgjidhi asgjë. Palët e lexuan në syrin e tyre këtë raport, për të vijuar më pas secili në kampin e vet. Më 20 shtator, kryetari i PS-së nisi punën për krijimin e Frontit Opozitar, ku përveç partive të majta, u afruan edhe disa parti të vogla nga e djathta dhe sindikatat, proces i cili mbaroi më 8 tetor. Tetori shënoi radikalizmin e qëndrimeve dhe lëvizjeve për opozitën. Ndërkohë, me votimet brenda në PS u rikonfirmua platforma e Ramës për vazhdimin e betejës për hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Protestat
Më 10 tetor beteja për transparencë zbriti në sheshe. Kjo e detyroi Berishën që të lëshojë dorën dhe të ofrojë për opozitën kryesimin e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet. Kjo ofertë nuk e kënaqi as PS-në, as aleatët. Mitingu i 20 nëntorit në Tiranë do të shënonte përpjekjen më serioze të opozitës, duke legjitimuar në një farë mënyre kërkesat e saj për hapjen e kutive. Por, maxhoranca edhe kësaj radhe nuk lëshoi pe. Opozita organizoi një tur protestash në të gjithë Shqipërinë. Piku i tyre kulmoi me grevën 3-ditore para zyrës së kryeministrit, e cila sërish ra në vesh të shurdhër. Disa përçapje për zgjidhjen e krizës nga presidenti Topi u mbytën që në zanafillë, duke e lënë situatën që të precipitonte gjithnjë e më tej. Fundviti do të mbyllej me festa dhe do të niste me përmbytje, por tashmë askush brenda spektrit politik nuk mund të hynte në lojë për të ofruar garanci.
Ndërhyrja
Ditën që Komisioni Europian do t’i dorëzonte qeverisë shqiptare Pyetësorin, u dha mesazhi më i qartë nga ndërkombëtarët për rreziqet që u kanoseshin proceseve të integrimit. Por, as kësaj radhe nuk pati tentativa për të lëvizur gurët dhe për të marrë në shqyrtim kërkesat e opozitës. Mesi i janarit do të shënonte përpjekjet intensive të misioneve diplomatike në Tiranë dhe të organizatave ndërkombëtarë për të zgjidhur konfliktet. Kulmi arriti me Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila legjitimoi krizën politike në vend dhe i kërkoi presidentit Topi që të ndërmjetësonte bisedimet mes palëve. Me hezitime dhe paqartësi procesi do të vazhdonte deri më 13 shkurt, kur Berisha dhe Rama do të përballeshin me njëri-tjetrin, por pa zgjidhur asgjë. Palët ia lanë “topin” presidentit, i cili, ashtu siç ishte lajmëruar, u mbështet nga Strasburgu për të bërë një takim të dytë, në prani të Komitetit Presidencial të KiE-së. Procesi u ndihmua nga përfaqësuesit e Parlamentit Europian, të cilët ofruan disa garanci që opozita të hyjë në Kuvend.
Dita e sotme shënon për PS-në nisjen e betejës së parë ligjore, institucionale për kauzën që ka luftuar gjatë këtyre 18 muajve. Nëse ajo nuk arrin të realizojë kërkesat e saja, të artikuluara deri tani, në logun e demokracisë, atëherë këta tetë muaj do të shënojnë disfatën e saj dhe do të faturohen me 8 muaj hapa prapa, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë. 25 shkurti shënon ditën kur PS-ja nis betejën e vërtetë opozitare në vend, duke përfshirë edhe kauzën e saj për hapjen e kutive.
5 korrik - Sapo arrihet koalicioni Berisha-Meta, Rama deklaron se është deformuar vullneti i zgjedhësve
6 korrik – Deklarohet nisja e punës për dokumentimin e manipulimeve të zgjedhjeve
7 korrik – Rama vendos kushtet për njohjen e zgjedhjeve: Mandati i 9-të i Fierit, dhe numërimi në Shkodër dhe Berat
8 korrik – PS-ja nis hartimin e dy raporteve për rezultatet e zgjedhjeve dhe shkeljet ligjore
9 korrik – PS deklaron fillimin e punës për hartimin e “dosjes së zezë” të zgjedhjeve
10 korrik – Rama lajmëroi protesta popullore dhe mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve
13 korrik - Rama kërkon të bëhet transparenca e kutive në Berat, Shkodër dhe Tiranë. Gati dosja ankimore në Kolegjin Zgjedhor
14 korrik – PS deklaron se nuk do të njohë zgjedhjet pa u rinumëruar votat në Berat, Tiranë dhe Shkodër
15 korrik – KQZ rrëzon kërkesën e PS-së për rinumërimin e votave në Tiranë dhe Shkodër
19 korrik – Nisin debatet brenda PS-së për përgjegjësinë e rezultatit të zgjedhjeve. Kërkohet dorëheqja e Ramës
20 korrik – Rama sulmon KQZ-në si institucion në dorën e maxhorancës: Berisha nuk mban me pahir pushtetin e grabitur
22 korrik – Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS-së dhe G99-s për kutitë e Beratit. PS ka fituar vetëm në Fier
23 korrik – Kryetari i PS-së deklaron se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është skandaloz dhe se nuk njeh legjitimitetin e qeverisë së re
24 korrik – Mbyllen animimet në Kolegjin Zgjedhor. Rrëzohen kërkesat për Beratin, Shkodrën dhe Tiranën
28 korrik – Mblidhet Asambleja e PS-së që vendos të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve, Parlamentin dhe qeverinë. Kërkohet hetim për manipulimet
29 korrik – Rama shpall aksionin opozitar, hetimin e manipulimeve, protesta dhe zgjedhje të parakohshme
2 gusht – KQZ publikon rezultatin e zgjedhjeve me 7 vota pro. Ndërkombëtarët, të shqetësuar për situatën
3 gusht – PS lajmëron se do të depozitojë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet, që do të kryesohet nga Braçe
5 gusht – PS depoziton “dosjen e zezë” të zgjedhjeve tek organizmat ndërkombëtare
21 gusht – Rama takon Grosruk: Ai deklaron: “Zgjedhjet e parakohshme, domosdoshmëri për të ruajtur demokracinë”
29 gusht – Rama shpall kandidaturën për kryetar të PS-së. Kongresi vendos: Zgjedhjet u vodhën. Nuk e njohim rezultatin e 28 qershorit
1 shtator – Presidenti shpall 7 shtatorin mbledhjen e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet. PS-ja vendos bojkotin
2 shtator – Rama i dërgon letër Topit: “Nuk e njohim legjitimitetin e Parlamentit dhe të qeverisë së re”
6 shtator – Grupi Parlamentar i PS-së shprehet se nuk do të hyjë në Kuvend pa transparencën e zgjedhjeve
7 shtator – Rama përcakton kushtet për të hyrë në Kuvend
11 shtator – Shpallet Lëvizja për Mendim Ndryshe në PS. Vijon fushata për zgjedhjet për kreun e partisë
15 shtator – Del raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet.
20 shtator – Rama nis punën për krijimin e Frontit Opozitar. Ftesë edhe të djathtëve
24 shtator – Rama mbledh krerët e partive të majta. Nis puna për krijimin e Federatës
27 shtator – Rama zgjidhet kryetar i PS-së me parimin “Një anëtar, një votë”
1 tetor – Rama lajmëron nisjen e protestave për të kërkuar hetimin e zgjedhjeve
8 tetor – Rama mbledh Frontin Opozitar me parti dhe përfaqësues të sindikatave
10 tetor – PS hap protestat në Tiranë. Kërkohet hapja e kutive të votimit. Firmoset peticioni për projektligjin e hetimit të zgjedhjeve
14 tetor – PS vendos bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 15 nëntorit
21 tetor – Berisha i ofron Ramës shumicën dhe kryesimin e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet
4 nëntor – PS nis bisedat me aleatët dhe grupet e interesit për protestën e 20 nëntorit në Tiranë. Protesta në rrethe të ndryshme të vendit
20 nëntor – PS organizon mitingun më të madh në Tiranë; Slogani: “Hap kutitë, ose ik!”
26 nëntor – Rama mbledh aleatët opozitarë: Berisha, ose të hapë kutitë, ose të largohet. Vazhdojnë protestat në rrethe dhe jashtë vendit
3 dhjetor – OSBE u bën thirrje palëve që të ulen për të zgjidhur krizën. Opozita parashtron idenë për zgjedhje të parakohshme
14 dhjetor – PS rinis protestat ditën që PD-ja zhvillonte Kongresin e zakonshëm
20 dhjetor – Opozita e udhëhequr nga PS nis grevën 3-ditore në sheshin para Kryeministrisë
27 dhjetor – Komisioni Europian kërkon zyrtarisht zgjidhjen e krizës nga palët. Dorëzohet Pyetësori për në BE
Janar - PS merr pjesë në aksionin për të ndihmuar të përmbyturit në zonat veriore
19 janar – Ambasadorët nisin takimet me Topin, Topallin, Berishën dhe Ramën
29 janar – Asambleja Parlamentare e KiE-së miraton Rezolutën. Pranon krizën dhe i kërkon Topit të ndërmjetësojë
30 janar – Rama i kërkon Presidentit të nisë negociatat për takimin dypalësh
13 shkurt – Zhvillohet takimi i parë mes Ramës dhe Berishës në zyrën e Topit
18 shkurt – Asambleja Parlamentare e OSBE-së kërkon hetim të zgjedhjeve dhe ndërprerje të bojkotit
22-23 shkurt - vjen në Shqipëri Delegacioni i KiE-së. Takimi i dytë Rama-Berisha
23 shkurt – PS ofron skemën e hyrjes në Kuvend. Komisioni i Venecias të vendosë për kutitë
Më 25 shkurt – Deputetët e PS-së hyjnë në Kuvend
25 Shkurt 2010