E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Letra e Topallit, absurditet

>Kryetari i LSI e konsideroi si një absurditet veprimin e Topallit për letrën e dërguar Këshillit të Europës. Në p-rononcimin e tij ai tha se: Përplasjet e fundit që janë krijuar në radhët e PD-ës,mes kryetares së Kuvendit Topalli dhe deputetit Biberaj është një diskutim që duhet të gjykohet me seriozitet, pasi nëse ekziston një letër e tillë, do të ishte vërtetë një absurditet i padëgjuar më parë, pasi unë mendoj që zoti Biberaj ka qenë tepër aktiv si përfaqësues në Këshillin e Evropës, në Asamblenë Parlamentare.

Njëkohësisht, nuk do ta kuptoja një gjë të tillë, pasi as Partia Demokratike, as Parlamenti ynë nuk i ka kaq të shumtë deputetët përfaqësues të nivelit të zotit Biberaj, për ti ndërruar herë pas herë, dhe aq më tepër tani, kur Parlamenti ynë për tre muaj mbyllet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›