Islami: Shkarkimi i Biberaj tregon konfliktet brenda PD-së
>Partia Socialiste ka reaguar dje për shkarkimin e nënkryetarit të asamblesë në Komisionin Evropian Aleksandër Biberaj. Sipas anëtarit të delegacionit të KE-së Kastriot Islami shkarkimi i Biberaj tregon konfliktet brenda Partisë Demokratike. Islami shtoi gjithashtu se, në letrën e kryeparlamentares Topalli drejtuar KE-së shprehej se, Biberaj nuk e kishte mbrojtur mirë ligjin e dosjeve. Islami më tej tha se, do të kërkojë takim me Topalli për sqarim dhe gjithashtu do ta diskutojë këtë çështje edhe kryeministri Berisha. Gjithashtu Islami tha se shkarkimi i Biberaj dëmton imazhin e Shqipërisë në KE.
Ndër të tjera ai nënvizoi se, shkarkimi i Aleksandër Biberaj nga kreu i delegacionit shqiptar në Straburg ka ardhur si rezultat i kritikave që qeveria shqiptare ka marrë për ligjin e lustracionit nga sekretari i KE-së Terry Davis. Deputeti socialist Kastriot Islami dënoi ashpër veprimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli për të shkarkuar Biberajn pa motiv. Sipas Islamit ky ligj është gjithsesi i kritikueshëm nga ndërkombëtarët, dhe Biberaj nuk mund të bëjë asgjë për të përmirësuar perceptimin e tij. Deputeti Islami e quajti veçanërisht të dëmshëm këtë shkarkim pasi dëmton imazhin e Shqipërisë tek ndërkombëtarët. Ditën e hënë theksoi ai, Shqipëria duhet të përfaqësohet domosdoshmërish me kryetarin e delegacionit në Strasburg. Kryeparlamentaria Topalli ka të drejtë të shkarkojë dhe të emërojë përfaqësuesit shqiptarë në Asamblenë e Përgjithshme të KE-së pasi konsultohet me grupet parlamentare.