E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vendimet janë kundërshtuar nga Bumçi dhe Bode”

14/12/2008  Durrës–Kukës, Braçe denoncon

Partia Socialiste përmes nënkryetarit e grupit parlamentar të PS-së Erion Braçe i ka cilësuar vendimet për ndërtimin e rrugës Rrëshen–Kalimash joligjore e me kundërshti nga ministrat e kabinetit qeveritar, konkretisht ish-ministri i Drejtësisë në atë kohë Aldo Bumçi dhe ministri i Financave Ridvan Bode. Numri dy i grupit të parlamentarëve të selisë rozë ka reaguar ndaj avokatisë që vetë Kryeministri Berisha ka bërë ndaj ministrit Lulëzim Basha. “Kryeministri Sali Berisha përsëriti edhe dje avokatinë politike, duke thënë se vendimet për vjedhjen shembullore të shekullit vetëm në 60 km rrugë Rrëshen–Kalimash i ka marrë qeveria dhe jo ministri i pandehur. Kryeministri Berisha përsëriti se akuzat që denoncojnë dhe që përmes një procesi të drejtë gjyqësor kërkojnë ndëshkim për vjedhjen janë akuza të një prokurorie politike”, - theksoi Braçe. Përmes disa dokumenteve, ai ka nënvizuar se vendimet e ministrit të Jashtëm janë antiligjore dhe se akuzat ndaj tij janë akuza penale, të ngritura nga institucione kushtetuese, si KLSH-ja, Prokuroria dhe gjykata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›