E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Karamanlis, zgjedhjet teme e takimit

Kryeministri grek nuk ka munguar te takoje dje shefin e opozites shqiptare, me te cilin ka diskutuar per situaten politike ne vend dhe sidomos me pergatitjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, per te cilat PS ka mjaft kontestime. Keshtu, kryetari i Partise Socialiste njekohesisht kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama priti dje kryeministrin e Greqise, Kostas Karamanlis, si pjese e axhendes se vizites qe shefi i qeverise greke zhvilloi ne vendin tone. Ne delegacionin e kryesuar nga kryeministri grek, ishte e pranishme edhe ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis. Gjate takimit te zhvilluar, u bisedua per disa ceshtje te rendesishme ne vend, ku procesi i pergatitjes se zgjedhjeve te 28 qershorit ne Shqiperi, zuri vendin kryesor. Ne biseden miqesore mes dy lidereve, tema kryesore ishte rendesia dhe nevoja e zhvillimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne 28 qershor, gje e cila do te ishte nje faktor domethenes dhe vendimtar per imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Po ashtu, gjate takimit u diskutua edhe ne lidhje me infrastrukturen zgjedhore, rendesine e pjesemarrjes ne votime, sistemi elektoral dhe ne vecanti elemente te tille te zgjedhjeve, qe jane dhe dokumentet e identifikimit. Mesohet njekohesisht, se eshte diskutuar dhe per rolin e forte te opozites, per procesin e integrimit ne strukturat euroatlantike.

Karamanlis-Janullatos

Kryeministri grek, Karamanlis ka zhvilluar dje nje takim me Fortlumturine e tij, peshkopin Anastas Janullatos, me te cilin ka diskutuar per ecurine e punes ne kete religjion. S'jane dhene informacione te detajuara per bisedimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›