Mbytet 22 vjecari, theu vertebrën duke u hedhur në det
Mësohet se 22 vjecari Qatip Ferhati ishte duke u hedhur në det nga lartësitë, por ka thyer vertebrën dhe si rezultat nuk ka mundur të dalë i gjallë nga uji. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet.
DURRES- Një 22-vjecar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme pasi është mbytur në plazhin e Rrushkullit. Burime nga policia bëjnë të ditur se Qatip Ferhati ishte duke u hedhur në det nga lartësitë, por ka thyer vertebrën dhe si rezultat nuk ka mundur të dalë i gjallë nga uji. Ferhati ishte banor i Rrushkullit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes.
Disa pushues kanë mundur të nxjerrin trupin e tij ende në jetë, por i riu nuk mundi të mbijetonte.
(e.n/BalkanWeb)