E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Balla: Refuzimi i mazhorancës për rekomandimet e KiE po degradon krizën

Tiranë, 1 shkurt NOA Deputeti i Partisë
Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot para mediave se mazhoranca po degradon
krizën politike në vend duke refuzuar rekomandimet e KiE-së.

Rezoluta 1709 e Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Europës për Funksionimin e institucioneve demokratike në
Shqipëri certifikoi ndërkombëtarisht detyrimin e hetimit parlamentar të
zgjedhjeve të 28 qershorit si e vetmja zgjidhje për krizën e thellë politike në
Shqipëri.

Kjo rezolutë është ushtrim i kompetencave dhe
angazhimeve të Këshillit të Europës siç edhe parashikohet në Statutin e tij,
ndërsa respektimi i rekomandimeve që burojnë nga rezoluta është një detyrim i
pakthyeshëm për Shqipërinë si një vend anëtar i Këshillit të Evropës.

Partia Socialiste mbështet plotësisht këtë
rezolutë dhe shpreh gatishmërinë për të përmbushur detyrimet që burojnë nga kjo
rezolutë tha Balla.

Sipas tij zbardhja e të vërtetës së 28
qershorit përmes hetimit të plotë parlamentar, nuk është më thjesht dhe vetëm
kërkesa e Partisë Socialiste, popullit opozitar apo dhe e disa partnerëve
ndërkombëtarë por kjo kërkesë, e shprehur në rezolutën e Këshillit të Europës,
është tashme një detyrim që buron nga statusi i Shqipërisë si vend anëtar i KE,
detyrim me të cilin Sali Berisha nuk mund as ta luajë, as ta anashkalojë.

Balla sqaroi se miratimi i rezolutës në
Këshillin e Europës, nxori në pah dy elementë të rëndësishëm, të cilët Sali
Berisha, me kokëfortësi, për muaj me radhë, refuzonte ti pranonte.

Të dyja elementët sipas deputetit socialist,
kanë lidhje me njëri-tjetrës.

Së pari, Shqipëria gjendet në krizë politike,
e cila duhet zgjidhur sa më parë dhe së dyti, zgjidhja e krizës vjen përmes
hetimit të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Partia Socialiste është e gatshme të përmbushë
detyrimet e saj që lindin nga rezoluta e Këshillit të Europës por fatkeqësisht,
mazhoranca po heziton. 

Refuzimi i mazhorancës për të adresuar
kërkesat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës po degradon krizën
tha Balla.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›