E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, identifikohen autorët e vjedhjeve të çantave

Tiranë, 1 shkurt NOA Dy djem të moshës 20-vjeçare, aktualisht të arrestuar, janë identifikuar edhe si autorë të disa vjedhjeve çantash
të kryera në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë.

Shërbimet e hetimit të krimit të komisariatit
të policisë Nr.3 Tiranë mundësuan dje identifikimi dhe zbulimi i autorëve të
disa vjedhjeve të çantave, ku më konkretisht u dokumentua vjedhja e çantës së
një shtetaseje e ndodhur në rrugën Hajdar Hidri më datë 08 tetor 2009,
vjedhja e çantës së një shtetaseje e ndodhur në rrugën Islam Alla më datë 01
nëntor 2009, dhe vjedhja e çantës së një shtetaseje e ndodhur në rrugën Islam
Alla më datë 23 nëntor 2009.

Nga hetimi i kryer rezulton se autor të këtyre
vjedhjeve janë 20-vjeçarët Franc Çuedari, dhe Bledi Larti, të cilët aktualisht
ndodhen të arrestuar nga Komisariati i Policisë Nr.1, më datë 28 janar 2010.

U kryen veprimet proçeduriale, dhe materialet
do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të bashkëlidhur të
gjitha proçedimet e kryera prej tyre, për konsumim të veprës penale të
Vjedhjes në bashkëpunim.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›