E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Bashkia e Tiranës duhet ta ndërrojë emrin në Bashkia e Kunatit

Share

Këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës kanë reaguar në lidhje me skandalet e njëpasnjëshme të këtij institucioni, që udhëhiqet nga ana e Lulzim Bashës. Kreu i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi, është shprehur se tashmë Bashkia e Tiranës duhet të ndërrojë emër dhe duhet të quhet Bashkia e Kunatit, duke parë përfshirjen e këtij të fundit në një sërë aferash.

Lulzim Basha vodhi votat hapur. Lulzim Basha tani po vjedh hapur Tiranën. Ai po vjedh hapur paratë e çdo qytetari të Tiranës.

Bashkia e kryeqytetit çdo ditë po kthehet nga kryetari i emëruar i saj  në një vatër dramatike të korrupsionit të familjes së tij. Tashmë kjo quhet me të drejtë nga qytetarët dhe mediat bashkia e kunatit. Qytetarët e në fund po e shohin përditë se kush dhe pse  i vodhi votat në 8 maj. Edhe njëherë shqiptarët duhet ta mësojnë mirë: Kush vjedh votat do vetëm të vjedhë.

Mediat prej disa ditësh kanë bërë publik fakte ku familjare të kryetarit të emëruar,  po përdorin taksat e qytetarëve me një skemë që na bën të shohim qartë se po  grabitemi nga pasuria jonë e përbashkët publike, nga pasuria e qytetarëve të Tiranës.

Një kompani e familjarëve të tij e krijuar vetëm në muajin nëntor brenda po këtij muaji përfitoi miliona lekë që shkuan drejtpërdrejtë në përfitim të xhepit të familjes së tij.

Fondet për dekorin e festës së pavarësisë shkuan direkt në kompanitë private të familjes. Tiranës iu vodh edhe simboli i festës së pavarësisë.

Miliona lekë të tjera të nxjerra nga xhepat e qytetarëve të Tiranës bëhen gati të shkojnë në xhepat e familjes së Bashës në festat e fundvitit përmes ngritjes së një fshati në qendër të kryeqytetit në rrugën Murat Toptani.

Të njëjtat kompani të familjes Basha do të marrin sërish fondet e kryeqytetit, ku prania e sekserit kunat  është gjithandej me email apo pa email, fizikisht apo në forma të tjera të hapura duke vënë në pozita presioni bizneset që ndodhen në vështirësi financiare e nuk mund të paguajnë për xhepat e Lulit apo kujtdo rreth tij.

Tiranës po i vidhen hapur taksat e qytetarëve të saj!

Është detyrim themelor transparenca për këdo ndryshe çdo orë çdo ditë ata atje në Bashkinë e Kunatit vetëm do grabisin e kjo nuk është ajo çka ne meritojmë, thuhet në deklaratën e kreut të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›