E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest me burg për ish drejtorin e burgut

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për drejtorin e burgut të Rrogozhinës si edhe dy specialistë të edukimit në këtë burg.

Arrestimi i shefit dhe vartësve te tij u krye nga task forca e Prokurorisë së Durrësit gjatë një operacioni të koduar “Liri e kushtëzuar”.

Pajtim Murrja 39 vjeç, i cili e drejtonte burgun e Rrogozhones prej tete muajsh, ne kembim te vleftave monetare jepte leje per te burgosurit si edhe ne kryente ulje te kushtezuara per ta.

Bisedat dhe aktet korruptive kryheshin ne lokalin e Fatos Gosas, i cili arrinte te krijonte lidhjet ne lokalin e tij midis te afermve te burgosurve me dy specialistet e burgut. Pasi merrnin parate, dy specialistet i ndanin me drejtorin e burgut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›