E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Beqja: Qeveria e Berishës po refuzon të pranojë krizën ekonomike

Tiranë, 27 janar NOA Deputeti i Partisë
Socialiste, Ilir Beqja ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së
cilës u shpreh se qeveria e Sali Berishës po refuzon të pranojë krizën
ekonomike që sipas tij ka mbërthyer vendin.

Qeveria e Sali Berishës refuzon ta shohë
krizën edhe pse i duhet të reagojë përballë vështirësive të skajshme
që kjo krizë po shkakton tek qytetarët shqiptarë.

Shqetësimeve të ngritura
në vazhdimësi prej Partisë Socialiste, kryeministri i votave të
vjedhura u është përgjigjur duke mashtruar shqiptarët me trillime për
mrekullira ekonomike, me rritje pagash e pensionesh dhe duke akuzuar opozitën
se po përpiqet të mashtrojë shqiptarët në emër të luftës politike.

E vërteta vonon, por nuk harron. Tanimë edhe
vetë INSTAT, kjo vegël e bindur në shërbim të Sali Berishës, po vërteton atë
çka Partia Socialiste ka thënë prej kohësh.

Sepse sipas vetë INSTAT në muajin dhjetor që
sapo lamë pas, çmimet e ushqimeve të shportës janë rritur më shumë në të 12
muajt e vitit 2009 tha Beqja.

Sipas deputetit socialist, shtrenjtimi i
produkteve dhe shërbimeve ndoshta nuk po i rëndon shumë familjes në pushtet dhe
oborrit të saj, por po bëhet e papërballueshme jetesa për familjet e varfra,
për familjet në ndihmë ekonomike, për familjet e pensionistëve, për familjet e
të papunëve, pra për më shumë se gjysmën e familjeve shqiptare.  

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›