E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet me armë pika e arkëtimit e KESH

Tiranë, 27 janar NOA Grabitet pika e
arkëtimit e KESH në Tiranë, policia në kërkim të autorëve.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme pranë rrugës
Bardhyl në Tiranë, kur dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e
brendshme të pikës së arkëtimit të KESH dhe nën kërcënimin e armës kanë
detyruar punonjësit tu dorëzojnë paratë.

Pas grabitjes, është lajmëruar policia e cila mbërriti
menjëherë në vendngjarje.

Burime nga policia thanë se u morë në pyetje dëshmitarët
e ngjarjes të cilët dhanë detajet e autorëve por deri më tani ende nuk dihet
identiteti i tyre, ndërsa po vazhdojnë hetimet.

Policia nuk bëri të ditur shumën e grabitur
duke e argumentuar se ende nuk është bërë bilanci.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›