E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria propozon akciza të larta, rritet çmimi i karburantit

Në pak javë cmimet e karburanteve pritet të pësojnë rritje të ndjeshme. Shkak për këtë nuk është ndonjë ndryshim i pritshëm i cmimit në tregjet ndërkombëtare, por arsyeja vjen nga brenda vendit. Qeveria ka përgatitur një propozim për rritjen e akcizave për karburantet dhe disa artikuj të tjerë, drafti i të cilit pritet ti kalojë Kuvendit javën që vjen. Sipas propozimit karburantet do të taksohen edhe me 4 miliard lekë akcizë më shumë në vit, shifër kjo që në finale u kalohet konsumatorëve të këtyre produkteve me rritje të cmimeve.

E shprehur në valutë vlera e rritur e akcizave është 40 milion dollarë dhe kjo shtesë u faturohet produkteve të tilla si nafta vergine e vajguri që më parë nuk kanë patur akcizë si edhe duke rritur masën e taksës për vajrat e makinave, lëndët djegëse dhe hidrokarburet aciklike.

Propozohet te vendoset si produkt me akcize:
• Nafta virgine, ne masen 70 lek/litri.
• Karburantet, tip vajguri 20 lek/litri

Si dhe te rritet shkalla tatimore per:
• Vajra te renda, lendët djegese, solar, mazut) nga 13 leke/ kg ne 37 leke/kg
• Hidrokarbure aciklike si etilen, benzen, etj nga 5 lek/kg ne 37 leke/ kg

Efektet financiare vjetore të detajuara për secilin produkt janë:
Per Naften virgin 2.1 miliard leke
Per Karburantet, tip vajguri: 6.8 milion lek
Per vajrat solar dhe mazut: 2.1 miliard lek
Per Hidrokarbure aciklike dhe ciklike: 841 milion lek

Ne total, efektet vjetore të këtyre ndryshimeve jane rreth 4 miliard lek.

Një ndryshim tjetër i rëndësishmë në ligjin e akcizave pritet të jetë zgjerimi i gamës së produkteve që përfshihen në këtë taksë të tilla si ambalazhet e plastikes, qelqit, gomat baterite e makinave akumulatoret elektrike dhe fishekzjarret.

Efektet ne te ardhurat vjetore për këtë zgjerim të gamës së produketeve me akcizë përllogaritet rreth 5 milion dollarë i ndarë në :
Per gomat e reja 80 milione leke
Per gomat e riveshura 17,5 milione leke
Per gomat e perdorura 300 milione leke.
Per baterite: 49 milione leke
Per akumulatoret: 54 milione leke.
Per fishekzjarret : 72.8 milion lek

Qeveria e justifikon këtë zgjerim me impaktin mjedisor të këtyre produkteve. Ky ndryshim në ligjin e akcizave është njëri nga rastet kur kjo qeveria rrit taksat, ndryshe nga se ka bërë në shumë raste të tjera.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›