PS Berisha dhe Ristani po provokojne djegia e fleteve djeg negociatat
TIRAN- Partia Socialiste nepermjet nje deklarate per shtyp ka pershendetur deklaraten e Ambasadorit te OSBE Robert Bosch per fletet e votimit si dhe ka perseritur edhe njehere qendrimin e saj per mosdjegien e fleteve te votimit pasi kjo do te bente te pamundur hetimin.
Deputetja e Ps-se Vasilika Hysi theksoi se djegia e fleteve te votimit do te digjte perfundimisht negociatat.
Sipas saj djegia e fleteve te votimit do te ishte nje veprim jo i mencur nga pikepamja politike dhe per me teper jo korrekt nga ana juridike sepse sikurse parashikon ligji shqiptar prerogativa e drejtesise per ti pasur fletet e votimit ne dispozicion per cdo hetim te mundshem tejkalon cdo argument absurd per nevojen e boshatisjes se kutive te votimit
Kercenimet e kryeministrit dhe kryetarit te KQZ per djegien e fleteve te votimit deputetja e PS-se i quajti si te papranueshme dhe nje provokim te hapur ndaj Partise Socialiste dhe opozites shqiptare.
Djegia e fleteve te votimit vazhdoi me tej ajo do te shenonte fundin e komunikimit me opoziten per reformen zgjedhore dhe per cdo reforme tjeter per te cilen do te duheshin dhe votat e opozites.
Ajo ka perseritur edhe njehere se transparenca e zgjedhjeve te 28 Qershorit eshte kushti i panegociueshem per rivendosjen e dialogut politik. Partia Socialiste tha Hysi e ka ofruar kompromisin e saj dhe se eshte mungesa e vullnetit politik nga kryeministri qe po pengon zgjidhjen e krizes.
Kreu i PS-se Edi Rama ka perseritur dje vendosmerine e forces qe drejton per transparencen e zgjedhjeve duke deklaruar prere se nese mazhoranca nuk e realizon nje gje te tille opozita nuk do te jete pjese e bashkepunimit per reformen zgjedhore.
Gjate bashkebisedimit te perjavshem me gazetaret Rama ka theksuar se asgje ne lidhje me transparencen nuk ka ndryshuar. Sipas tij ne kushte te tilla edhe opozita i qendron vendimeve te marra lidhur me marredheniet e kushtezuara nga Kuvendin.
Nje pike e rendesishme e fjales se Rames ka qene gjendja e arsimit ne vend dhe politika aspak e favorshme e qeverise lidhur me financimin e universiteteve publike.
Buxheti i universiteteve publike po shkurtohet. Ne nuk mund te lejojme rrenimin e arsimit publik. Rektoret dhe te gjithe qarqeve akademike ua eshte thene qe ta perballojne kete shkurtim me te ardhurat e buxhetit. Kjo eshte nje gje shume e rende tha Rama.
Nderkohe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pritet te nise se shpejti nje tur takimesh me elektoratin ne te gjithe Shqiperine. Ne ditet ne vijim do te percaktohen edhe detajet e tjera mbi axhenden qe do te ndjeke kryesocialisti. Gjithcka eshte mesuar gjate nje takimi te zhvilluar midis liderit te opozites dhe krereve te bashkive socialiste. Teme kryesore e diskutimit ishte aksioni i ri politik i selise roze. Burime nga ky takim bejne te ditur se kryesocialisti ka sqaruar situaten aktuale politike. Gjate fjale se mbajtur perpara krereve te bashkive socialiste Rama ka sjelle ne vemendje kundershtimin e mazhorances per kryerjen e hetimit te zgjedhjeve. Gjithashtu lideri i PS-se ka sqaruar edhe aferat korruptive te lidhura me qeverine si dhe ceshtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore.