E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina 150 mije dhurata per nxenesit e shkollave greke ne jug

Bashkia e Athines dhe shoqata Rinia e Epirit te Veriut sjellin dhurata per femijet minoritar
Sipas nje njoftimi zyrtar bere te premten ne kryeqytetin grek Athina do te dhuroje rreth 150.000 objekte per 1.200 nxenes perfshire veshje dhe kepuce si dhe 200 bicikleta per nxenesit ne shkollat greke ne Jug te Shqiperise. Sic raporton Agjencia Greke e Lajmeve kryetari i Bashkise se Athines Nikita Kaklamanis ne nje ceremoni qe u mbajt ne sheshin Kontzia i dorezoi materialet anetareve te shoqates Rinia e Epirit te Veriut te cilet javen e ardhshme sebashku me kamionet e bashkise do te transportojne materialet drejt Shqiperise per tua dorezua ato studenteve. Sipas kryetarit te bashkise kjo nisme tregon fqinjesi te mire me Shqiperine si dhe kjo behet ne kuader te perpjekjeve te koordinuara nga te dy vendet per mbeshtetje te gjuhes greke.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›