PS: “Berisha dhe klani i tij, përgjegjës për korrupsionin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Raporti i Transparency International mbi indeksin e korrupsionit në Shqipëri ka sjellë reagimin e Partisë Socialiste, e cila pohon se ky raport vërteton shqetësimet e vazhdueshme të shprehura nga media, opinioni publik, organizatat e shoqërisë civile, nga partnerët tanë ndërkombëtarë e po kështu nga opozita mbi përhapjen dramatike të korrupsionit në vendin tonë dhe pamundësinë, paaftësinë e mungesën e vullnetit të qeverisë së Sali Berishës për ta luftuar atë. Deputeti socialist Sajmir Tahiri citoi raportin e TIA-s, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 95-të, plot 10 vende më poshtë se 1 vit më parë. “Pra Shqipëria e Saliut, Shkëlzenit, Argitës, Fazliçit, Delijorgjit, Rrahmanit, Lulzim Bashës, Sokol Olldashit, Fatmir Mediut, Fahri Balliut, dhe e tufës mafioze që sot qeveris në republikën personale e familjare të Sali Berishës, ka degraduar në spiralen e rrezikshme të korrupsionit elitar për shkak të atyre që sot gjenden të veshur me imunitetin familjar, ministror e parlamentar e që komandohen e mbrohen prej Sali Berishës”, - tha ai. Ligjvënësi socialist pohoi se Qeveria e kapur dhe e bërë njësh pas korrupsionit galopant që mbizotëron në çdo tender publik, në dogana, tatime, hipotekë, në vepra publike, në administratën shtetërore, sektorin financiar, shëndetësor, në drejtësi, e kudo shtrihet influenca e familjes në pushtet, renditet sot jo vetëm pas vendeve që rrugën e reformave pluraliste e kanë nisur në të njëjtën kohë, por edhe pas vendeve me një tranzicion politik e shoqëror shumë më të vështirë se yni të tilla si Ruanda, Maroku, Panamaja, e shumë të tjera. Ai theksoi se abuzimi me pushtetin, me financat shtetërore, me emërimet politike e partizane në administratën publike, cenimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht të institucioneve që duhet të hetojnë dhe japin drejtësi për veprat korruptive të kësaj mazhorance, si dhe tendenca për nënshtrimin e tyre ndaj qeverisë familjare të Sali Berishës është kthyer në të vetmin motiv qeverisës e në pengesën e radhës për integrimin evropian.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009