E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Berisha doktori qe shkaterroi shendetesine

Partia Socialiste vijoi dje me denoncimin e degradimit te sistemit shendetesor ne vend. Kete here ne fokus te akuzes nuk ka qene Ministria e Shendetesise por kryeministri Berisha qe sipas saj do te hyje ne histori si mjeku qe shkaterroi sistemin shendetesor ne vend. Sektori i shendetesise ndodhet ne piken e hallit e ne meshire te fatit dhe per kete fajin e ka Sali Berisha. Sali Berisha njehere e nje kohe doktor sot u deklaron shqiptareve se qe te marrin sherbim shendetesor duhet ta paguajne por nuk u tregon sesi u kthehet ne sherbim kjo pagese. Kujt u kerkon te paguajne Pensionisteve ua rrit pensionet me 20 leke ne dite dhe nga ana tjeter u rrit cmimet e ilaceve me 10 per qind duke i futur ne skemen e TVSH-se deklaroi Eltar Dede deputeti i PS-se ne qarkun e Vlores. Ai tha se selia roze do te vijoje te denoncoje gjendjen e mjeruar ne sistemin shendetesor ne vend ku si shkak sheh korrupsionin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›