E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasurite Rama i paster

Edi Rama eshte i lare dhe mund te marre fryme lirisht. Sipas Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive kryebashkiaku i Tiranes nuk ka fshehur asgje ne deklarimin e pasurise se tij.

Edi Rama ka qene zyrtari i pare i larte i hetuar pas hedhjes se shortit ne muajin prill.

Ne perfundim te kontrollit te plote thuhet ne njoftimin per shtyp rezulton se vetedeklarimi dhe te dhenat e marra nga ILDKP ne te gjithe regjistrat publike dhe private perputhen.

Gjate veprimeve kontrolluese Inspektorati i Larte ka kerkuar informacion nga Bashkia Tirane per marredhenien qe mund te kishte krijuar me kete institucion shtetasi Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepri.

Nga pergjigjja zyrtare e bashkise rezulton se ky shtetas per te cilin ka pasur diskutime ne media se ka lidhje interesash private me subjektin Edi Rama nuk ka lidhur kontrata dhe nuk ka perfituar fonde publike nga Bashkia Tirane.

Ne lidhje me Dritan Priftin ai u hetua pas informacioneve ne media ne korrik te ketij viti. Ne perfundim Inspektorati ka krijuar dyshime se nga ana e tij dhe e bashkeshortes jane kryer veprime te kundraligjshme ne menyren e krijimit te pasurive ne rastin e rritjes se perqindjes se aksioneve ne kompanine FORTIS 2 sh.p.k.

Inspektoriati ka gjobitur me 300 mije leke zotin Prifti per shkak te konfliktit te interesave si minister ne emerimin e shtetasit Rasim Hamzaraj si anetar i Keshillit Mbikeqyres se Operatorit te Sistemit te Transmetimit dhe vete shtetasin Rasim Hamzaraj me 30 mije leke per refuzim te deklarimit.

Per shkeljet e evidentuara Inspektorati ka vene ne dijeni organin e Prokurorise Ministrine e Financave Drejtorine e Parandalimit te Pastrimit te Parave dhe Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve per te vijuar hetimin dhe kontrollet ne kompetence te tyre.

Me gjobe 30 mije leke eshte gjobitur edhe Arian Tartari partneri i deputetes Albana Vokshi per refuzim te deklarimit te pasurise.

Mungesa e ndeshkimit ne Kodin Penal per mospermbushjen e detyrimit per deklarim nga ana e personit te lidhur thuhet ne njoftimin per shtyp te Inspektoratit e detyron ate te mos marre masa te metejshme.

Por nisur nga raste te tilla Inspektorati propozon ndryshimin e kuadrit ligjor.

Vete deputetja Albana Vokshi eshte ende ne proces hetimi pas dyshimeve te hedhura ne media.

Ne proces hetimi administrativ eshte edhe ministrja Majlinda Bregu pas disa informacioneve qe kane mberritur ne Inspektorat ne numrin pa pagese 0800 99 99.

Vete ministrja ka kaluar ne kontroll te plote por eshte ne shqyrtim deklarimi me kerkese i personit te lidhur me Majlinda Bregun kunati i saj Hektor Ajazi i cili e ka dorezuar formularin e interesave private ne Inspektoratin e Larte.

Inspektorati njofton se ka gjobitur 12 zyrtare te tjere me te vegjel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›