E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ne votim PD shtyn dekretet e Topit

/ /

Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve deputeti i maxhorances Viktor Gumi ka paraqitur ne menyre te papritur nje kerkese per tiu drejtuar Kushtetueses per interpretimin e nenit 125 paragrafi 3 i ligjit themeltar te shtetit ne te cilin thuhet se Perberja e Gjykates Kushtetuese perterihet cdo tre vjet ne nje te treten e saj sipas procedures se caktuar me ligj. Kerkesa e maxhorances per interpretim ne Kushtetuese vjen pas informacioneve se opozita mund te marre pjese ne votimin e dekreteve diten e enjte ndersa nuk eshte e qarte se si do te votoje LSI perfaqesuesi i se ciles dje ka abstenuar ne Komisionin e Ligjeve. Ne kerkesen e cila do te firmoset nga deputetet demokrate thuhet se ne pak muaj ne Kuvend kane ardhur per miratim gjashte kandidate per Gjykaten Kushtetuese qe do te thote se pas nente vjetesh do te zevendesohen gjashte anetare cka shkel nenin e Kushtetutes. Nje pjese e gjyqtareve te rinj jane dekretuar dhe eshte dhene pelqimi nga Kuvendi i Shqiperise ndersa per disa te tjere jane duke u zhvilluar procedurat perkatese ne Kuvend. Ligji nr. 8577 date 10.02.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise nuk jep pergjigje per nje rast te tille ne asnje prej dispozitave te tij thuhet ne kerkesen e cila iu dha per tu firmosur edhe deputeteve te opozites ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve. Sipas Gumit ne keto kushte lind si domosdoshmeri ballafaqimi i situates aktuale te ketyre gjashte mandateve me percaktimet kushtetuese te perteritjes cdo tre vjet dhe ne nje te treten e perberjes se saj nepermjet nje vendimi interpretues perfundimtar te Gjykates Kushtetuese. Nderkohe ne nje prononcim per mediat ai paralajmeron maxhorancen se nese diten e enjte do te vonohen anetaret e kesaj gjykate duke iu referuar nenit 125 paragrafi 3 shkelet Kushtetuta. Nga viti 2000 dhe deri me sot perberja e Gjykates Kushtetuese nuk reflekton kerkesen e parashikuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise qe cdo tre vjet perteritja duhet te behet me 1/3. Dhe me dekretet e Presidentit te Republikes ne rast se ato votohen nga Kuvendi ne formatin qe ato kane ardhur une besoj se propozohet te kete nje bashkejetese dhe per nente vite te tjera me kete thyerje te Kushtetutes tha Viktor Gumi deputet i PD-se. Ne te njejten kohe ne kerkesen drejtuar Gjykates Kushtetuese kerkohet te dihet nese duhet te kete kritere te njejta per te perzgjedhur anetaret e Kushtetueses dhe Gjykates se Larte. A duhet te kete ndonje raport ne perberjen e Gjykates se Larte nepermjet raportit numerik te perberjes se saj mes gjyqtareve qe vijne nga pushteti gjyqesor dhe juristeve qe kane eksperience jashte sistemit gjyqesor thuhet me tej ne kerkesen e PD-se.

Propozimi i Viktor Gumit

Me konkretisht pyetjet dhe situatat qe duhet te kene nje pergjigje perfundimtare per te sotmen dhe te ardhmen e ketyre institucioneve dhe udherrefyes per aktoret kushtetues te perfshire ne krijimin dhe konsolidimin e tyre jane

1. Si duhet interpretuar neni 125 paragrafi 3 i Kushtetutes ne raport me situaten aktuale te procedures se emerimit te gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese Cili eshte mekanizmi qe eshte i vlefshem me qellim qe te respektohet percaktimi i nenit 125 paragrafi 3 i Kushtetutes per perteritjen cdo tre vjet me nje te treten e anetaresise

2. A duhet te jene te njejtat kritere per kompozimin e Gjykates se Larte me ato te Gjykates Kushtetuese Cili duhet te jete dallimi i kritereve per emerime ne keto dy gjykata nisur nga pozicioni dhe kendveshtrimi kushtetues A ka konflikt kushtetues ne rastin e percaktimit te kritereve te njejta ligjore per emerimin dhe perberjen e Gjykates se Larte me ato qe jane ne nenin 125 paragrafi 2 per gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese A duhet te kete ndonje raport ne perberjen e Gjykates se Larte nepermjet raportit numerik te perberjes se saj mes gjyqtareve qe vijne nga pushteti gjyqesor dhe juristeve qe kane eksperience jashte sistemit gjyqesor A duhet te jete karriera vertikale nga Gjykata e Apelit ne Gjykaten e Larte si element fundor i karrieres ne gjyqesor apo duhet te pervijohen edhe linja te tjera kompozimi per kandidaturat qe i burojne nga pushteti gjyqesor

3. Nje kandidature qe i paraqitet Kuvendit duhet te plotesoje kriterin e 10 vjet gjyqtar diten e dekretimit apo ka hapesira per te lejuar qe diten e dekretimit te mos plotesoje kushtin 10-vjecar por daten e shqyrtimit ne Kuvend ta plotesoje kete kerkese

4. A mund te shtoje Kuvendi kritere te tjera shtese per vleresimin e merites se zgjedhjes se kandidaturave ne fazen e shqyrtimit te ketyre kandidaturave ne te

Peci Kuvendi vonoi votimet

Presidenti Bamir Topi ka folur ne muajin korrik nepermjet keshilltarit te tij ligjor Spiro Peci per votimin ne Kuvend te kandidateve per ne Gjykaten Kushtetuese. Ish-ministri i Drejtesise ka thene se vonesat ne zgjedhjet e tyre kane ardhur per shkak te burokracive te Kuvendit. Pengese ka qene edhe burokracia zgjatja menyra e procedimit nga vete Kuvendi i Shqiperise ne miratimin te pakten e atyre kandidaturave qe jane paraqitur nga Presidenti i Republikes se Shqiperise eshte shprehur Peci.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›