BIEN KANDIDATETOpozita ne votimPD shtyn dekretet e Topit
DEL KERKESA PER INTERPRETIM NE KUSHTETUESE/ Maxhoranca paralajmeron shtyrjen e votimit te dekreteve te Presidentit Topi per Gjykaten Kushtetuese. Deputeti i PD Viktor Gumi ka paraqitur dje nje kerkese per interpretim te nenit 125 te Kushtetutes per rotacionin 3-vjecar te emerimeve te anetareve te rinj ne Gjykaten Kushtetuese. Gumi Nese do votohen te enjten anetaret e rinj shkelet Kushtetuta. Kerkesa e PD vjen pas informacioneve se opozita do te marre pjese ne votimin e dekreteve ne seancen e se enjtes. Rrezohen tre nga kandidatet per anetare te Kushtetueses ne Komisionin e Ligjeve. Pranohet vetem Fatmir Hoxha
Emrat e Artan Hoxhes Edlira Jorgaqit dhe Ardian Lekes do te shkojne me nje relacion negativ ne seancen e dites se enjte nderkohe qe i vetmi qe ka marre miratimin e shumices eshte Fatmir Hoxha kryetari i Gjykates se Apelit ne Shkoder. Per kete kandidat ka dhene voten pro edhe deputeti i PS-se Bashkim Fino Ermonela Felaj votoi kunder ndersa Sajmir Tahiri abstenim. LSI-ja ka abstenuar ne tre rastet kur PD-ja ka rrezuar kandidatet e Presidentit. Per rreth tre ore deputetet e maxhorances dhe opozites u perplasen ashper mes tyre per menyren se si perfaqesuesit e shumices kishin hartuar relacionet per dekretet. Ish-kryeministri Bashkim Fino tha se deputetet e PD-se jane vene ne rresht per te votuar politikisht keta kandidate. Jeni vene ne rresht sic u do koha vendi dhe partia per te diskutuar kandidatet e Presidentit tuaj qe e zgjodhet ju dhe jo ne me ca vota te vjedhura nga ne kuptohet dhe qe vazhdimisht jeni duke i rene ne menyre sistematike duke i rrezuar dekretet. Kete here me keqardhje i themi qe po ta kalojme nje dekret por tre te tjerat jo. Zgjedhja juaj politike eshte me urdher u shpreh Fino. Nga ana tjeter kreu i komisionit Ilir Rusmali u pergjigj duke thene se synimi i shumices eshte nje Gjykate Kushtetuese jo ushtar i maxhorances por qe i kundervihet asaj. Opinioni e ka te qarte se sa fort PS-ja i ka meshuar faktit qe Kushtetuesja i eshte kundervene kesaj maxhorance ne menyre te perseritur ne raste te panumerta per ligje konkrete. E pra nese eshte i vertete ky fakt qe Kushtetuesja i eshte kundervene maxhorances nuk mund te jete i vertete fakti qe kjo gjykate eshte ushtar i kesaj maxhorance. shte o njera o tjetra. Une dua ta shoh Kushtetuesen si nje organ qe i kundervihet maxhorances dhe jo qe eshte ushtar i saj theksoi Rusmali. Nderkohe edhe Pandeli Majko theksoi se procesi i ndermarre nga opozita per te rrezuar tre nga kater dekretet e kreut te shtetit eshte i paprecedent. Ky eshte nje proces i paprecedent dhe ai ka dale jashte kontrollit. Nuk di ta them qe Presidenti i Republikes ka marre teseren e PS-se dhe po ju sjell ju ketu njerez qe jane te implikuar ne politiken e PS-se theksoi Majko. Relacioni per Fatmir Hoxhen
Bazuar ne informacionin e derguar nga KLD-ja per kandidaturen e z. Hoxha nuk rezulton te kete pasur ndonje procesim disiplinor dhe te jete dhene mase disiplinore.
Z. Hoxha nuk ka qene pjese e strukturave te hetimit apo persekutimit te periudhes se diktatures. Kjo ka bere qe figura e tij e paster morale te reflektoje siguri per publikun.
Eksperienca profesionale e zotit Hoxha eshte qartesisht e dallueshme. Kjo ka ardhur duke u rritur ndjeshem cilesisht vit pas viti si ne gjykaten e shkalles se pare ashtu edhe ne Gjykaten e Apelit.
I propozoj Komisionit miratimin e kesaj kandidature dhe dergimin ne seance plenare per tiu nenshtruar votimit per dhenien e pelqimit.
Relacioni per Edlira Jorgaqin
Ne CV-ne e kandidates ishte shkruar se ne periudhen maj 06- qershor 08 kishte qene partnere ne studion Salati-... ndersa ne komision tha se nuk kishte bere pjese ne asnje studio ligjore.
Paanesia politike e zonjes Jorgaqi vihet tejet ne diskutim pasi kandidatura e saj eshte njera prej atyre qe PS-ja ka paraqitur ne Komisionin e Ligjeve per plotesimin e ligjit nr. 9877 date 18.02.2008 per organizimin e pushtetit gjyqesor ne republiken e Shqiperise.
I propozoj Komisionit te Ligjeve qe ti rekomandoje seances mosdhenien e pelqimit per anetar te Gjykates Kushtetuese te zonjes Edlira Jorgaqi si nje kandidature me parregullsi te renda dhe shkelje te evidentuara ligjore.
Relacioni per Ardian Leken
Kandidati nuk ishte ne gjendje te kuptonte te vleresonte drejt dhe te rregullonte sjelljen e tij ne perputhje me rendesine qe ka seanca degjimore ne raport me funksionet e Kuvendit dhe Gjykates Kushtetuese si trupe e rendesishme shteterore.
Kandidati deklaron se nuk njeh dhe nuk e ka ndier te nevojshme te njohe jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese nuk i lexon vendimet e kesaj gjykate dhe vetem nese rasti i sjell ne biseda shoqerore njihet me to.
I propozoj komisionit qe ti rekomandoje seances plenare mosdhenien e pelqimit per kandidaturen e Ardian Lekes si kandidature me mangesi dhe mungese besueshmerie ne integritetin profesional dhe moral.
Relacioni per Artan Hoxhen
Vleresohet se veprimtaria dhe performanca e kandidatit ka deshtuar te plotesoje pikerisht kete kerkese publike formesimin dhe sofistikimin e mekanizmit shteteror ne atribuimin e detyres perkatese shteterore.
Del qarte se kontributi i dhene ne te shkuaren nga kandidati ne nje post shteteror te barazvlefshem apo ndoshta me te larte se ai qe pretendohet prej tij nuk justifikon dhenien perseri te besimit ndaj tij.
Kandidati tregon qe me vetedije te plote eshte perfshire ne dhenie vendimesh qe kane shkaktuar tension institucional duke kuptuar qe dhenia e ketyre vendimeve ka qene e gabuar.
I propozoj Komisionit ti rekomandoje seances mosdhenien e pelqimit per kandidaturen.
Debati Rusmali-Tahiri
Tahiri Relacionet e paraqitura jane fiks fytyra e kesaj maxhorance fytyra e ketij pushteti. Ju qe i referoheni dhe ligjit te Lustracionit dhe beni nje gjykim politik per ata qe emeron Presidenti per anetare te Kushtetueses dhe te Gjykates se Larte jeni si dy pika uji me gjykimin qe bente asokohe Byroja Politike ne cdo rast.
Rusmali Mos e provoko kete mbledhje. Ky komision per kandidatin ne fjale mori nje mendim dhe ai kapitull u mbyll.
Fino Pse nderpret o burre po ti kur ben komente ndaj fjaleve tona. Bej pese minuta pushim qe te jesh me i qete. Pse i bertet I thua kthehu te rendi i dites dhe i bertet atij. Ti ben komente 100 here per fjalen tone. Thuaj pusho dil perjashta.
Tahiri Po pse nuk numeroni edhe miljet e numerimit te Jozefina Topallit se do shkonte nja 100 here ne hene dhe Halimi do plakej ti numeronte ato.
Halimi Te farmacia jote do shkoj te bej kontroll.
Fino Atje shko atje kot ste kemi vene ty ne krye atje. Shko urgjent.
Rusmali Une di te them vetem nje gje dhe kete e them me bindje te plote une uroj qe gjithe kjo konsiderate...
Tahiri duke dale nga salla Tani thuaja te tuve
Rusmali Kjo konsiderate te vije per shkak te injorances sepse per ty do te ishte shume e rende cdo lloj konkluzioni tjeter per motivet qe ti ke.
Fino Po nuk shahet tjetri kur iken.
Rusmali Epo e shava nga mbrapa se ai iku kurrizin me tregoi.
Debati per Edlira Jorgaqin
Felaj Perpjekje e deshtuar per ta paraqitur si kandidate Edlira Jorgaqi te papershtatshme. Verejtjet nuk qendrojne. Ka nje perpjekje per ta nxjerre Jorgaqin qe eshte mbeshtetur ne karrieren e saj nga PS-ja.
Halimi shte e rendesishme te tregohemi te pergjegjshem. Sot tregohemi burra shteti e para se te tregohemi miq e shoke te mire. Zonja ka deklaruar para Presidentit se ka qene 4 vjet avokate.
Strazimiri Jorgaqi ne menyre evidente ka genjyer Presidentin ne CV-ne qe ka paraqitur i ka shpetuar perzgjedhjes se Presidentit dhe mberriti dhe ne Komisionin e Ligjeve.
Hoxha Jam krenar qe jam pjese e ketij grupi sepse ndryshe nga ndonje perfaqesues i juaj qe e sheh ardhmerine e femijes se tij pasi zhvat fonde nga bashkite apo pasurite e shtetit une jam krenar qe po rris femijet e mi me punen dhe djersen time. Njekohesisht jam krenar qe kam ne krah keta kolege.
Fino Mos e kane vene ne dyshim kete mos ka pasur probleme ne grup. Ej te paskan vene ne dyshim.
Hysi do ekspert qe thirret ne Parlament cdo ekspert qe thirret ne komision menjehere etiketohet majtas ose djathtas. Reminishenca e 50 viteve diktature eshte te nje pjese prej jush qe jeni shume te rinj dhe qe nuk e njihni mire.
Strazimiri Po ndihmojme Topin te kryeje detyren
Deputeti i PD-se Gent Strazimiri tha dje se maxhoranca nuk mund te pranoje tre kandidate per anetare te Gjykates Kushtetuese te cilet kane genjyer Presidentin por edhe Komisionin e Ligjeve. Sipas tij shumica vetem po ndihmon kreun e shtetit te beje mire punen e tij si garant i Kushtetutes. Dhembshurine dhe merakun qe keni per Presidentin nuk mund ti kaloje ditet oret minutat qe une dhe koleget e mi kemi kaluar me te ne te njejten barrikade politike. Sot Presidenti eshte atje ne krye te shtetit per te garantuar respektimin e Kushtetutes dhe po perpiqet ta beje kete pune tha Strazimiri. Sipas tij ne ish-koleget e tij te te njejtes llogore politike po e lejojme dhe bile po e ndihmojme ta beje sa me mire kete pune ne krye te shtetit ne garantim te Kushtetutes. Por per hater te faktit qe kam qene koleg me Presidentin ne te njejten llogore politike per shume vite me radhe perballe byrose politike une smund te pranoj faktin qe 3 genjeshtare kane fyer me genjeshtrat e tyre kete komision dhe Presidentin e forumin qe ka mbledhur per te situr kandidaturat. Ndersa Eduard Halimi ne fjalen e tij akuzoi kandidatin Artan Hoxha se ne nje vit ne punen si anetar i Gjykates se Larte ka bere 43 mije km me makinen e shtetit.
Adi Shkembi